Udhëheqja parlamentare



E Premte, 26 mars 2010

KRYETAR I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, E PRANOI Z. ROBERT SIMONS, ZËVENDËSNDIHMËSIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S

Duke përkujtuar që Republika e Maqedonisë sot nuk është anëtare e NATO-s për shkak të kontestit  me fqinjin tonë jugor, Kryetari  i Kuvendit, z.  Trajko Veljanoski theksoi se ne vazhdojmë me të gjitha reformat e nevojshme për integrimin tonë të plotë në strukturat euroatlantike.

“Edhe pse nuk jemi anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë në mënyrë shumë serioze dhe të përgjegjshme i ndërmerr të gjitha ato detyra dhe obligime kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes. Për këtë qëllim, e  rritëm edhe numrin e ushtarëve tanë në misionin paqesor në Afganistan, ndërsa marrim pjesë edhe në misione tjera paqesore. Si parlament, vëmendje të veçantë i kushtojmë kontrollit civil mbi armatën, përkatësisht mbi të gjitha strukturat e sigurisë, që është një nga parimet themelore të demokracisë parlamentare. Më tutje, vëmendje të veçantë i kushtojmë dialogut politik në Kuvend, ndërsa e gjithë kjo si përparim i ynë është konstatuar edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian, kur morëm rekomandim për fillimin e negociatave. Por, edhe kësaj radhe u përsërit Bukureshti dhe për këtë shkak ende Republika e Maqedonisë nuk ka marrë datë për fillimin e negociatave”, theksoi Kryetari  i Kuvendit, z.  Trajko Veljanoski.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, z.  Robert Simons, theksoi se në NATO vlerësohet lartë kontributi i Republikës së Maqedonisë në forcimin e stabilitetit në rajon, e posaçërisht vlerësohet lartë edhe kontributi kuantitativ dhe kualitativ i ushtarëve të Maqedonisë në misionet paqesore, veçanërisht në Afganistan, por edhe në Irak.

“Dua të potencoj që ende vlen vendimi nga Samiti në Bukuresht se pas zgjidhjes së kontestit me fqinjin tuaj jugor, menjëherë fillon procedura për anëtarësimin e barabartë të shtetit tuaj në NATO. Prandaj shpresojmë që ky kontest do të zgjidhet shpejt dhe shpresoj që këtë vit ju do ta merrni vendin tuaj të merituar si anëtare e barabartë e NATO-s. Gjithashtu, në mënyrë të veçantë e vlerësojmë rolin e Kuvendit në realizimin e kontrollit parlamentar mbi armatën dhe mbi të gjitha strukturat e sigurisë, si dhe kontributin konstruktiv dhe aktivitetet e delegacionit parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s", theksoi Robert Simons.

 


 
 
 
 
 

Click