Aktivitetet



E premte, 22 korrik 2011

AUSTRALIA PERËNDIMORE PËRKRAHËSE E FORTË E MAQEDONISË

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Z. Antonio Milloshoski, sot realizoi takim me Z. Xhon Hajd, deputet i Parlamentit nga Australia Perëndimore.

Në takim morën pjesë edhe Z. Millorad Dodevski, deputet nga diaspora në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Z. Zoran Kostovski, konsull nderi në Australi për Republikën e Maqedonisë.

Të pranishmit shkëmbyen mendime dhe këshilla lidhur me çështjet për emrin, vizat, bashkësinë maqedonase të mërgimtarëve në Australi, si dhe për marrëdhëniet maqedonase-australiane. 

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Z. Milloshoski, shprehu falënderim për vizitën e Z. Hjad në Republikën e Maqedonisë dhe njëherazi theksoi se komunikimi i shpeshtuar parlamentar ndërmjet Australisë dhe Maqedonisë shkon në ndihmë të një bashkëpunimi më të madh politik.  

“Republika e Maqedonisë ka interes të fortë për rritjen e komunikimit politik me Australinë mike. Atje kemi një bashkësi të rëndësishme maqedonase e cila në Australi, dhe posaçërisht në Pert dhe Australinë Perëndimore, jep kontribut të fortë në jetën dhe zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor të këtij shteti.  Konsiderojmë se prioritet duhet t’i kemi marrëdhëniet në tregti, bashkëpunimin politik dhe, gjithsesi, bashkëpunimin në nivel multilateral”, theksoi kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme.

Kryetari Milloshoski konsideron se bashkëpunimi parlamentar duhet të vazhdojë dhe se për përforcimin e bashkëpunimit gjithsesi do të kontribuojë edhe zgjedhja e deputetit nga Australia në Kuvendin e Maqedonisë, Z. Marjan Dodevski.

Deputeti Hajd theksoi se Australia Perëndimore është përkrahëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë, duke thënë "këtu jemi për t'i forcuar lidhjet ndërmjet Australisë Perëndimore dhe Maqedonisë". Për momentin Australia Perëndimore është njëra prej pjesëve më të fuqishme ekonomike të Australisë. 

“Punojmë me qëllim që ta avancojmë njohjen e Republikës së Maqedonisë nën emrin kushtetues”, deklaroi deputeti Xhon Hajd.

Në fund të takimit, kryetari Milloshoski iu falënderua deputetit Hajd për angazhimet e tij në kuadër të Australisë Perëndimore dhe të partisë së tij politike t'i përfaqësojë dhe promovojë interesat kombëtare maqedonase.  
 

Click