Aktivitetet



E martë, 29 nëntor 2011

BASHKËPUNIMI EKONOMIK - PRIORITET NË MARRËDHËNIET NDËRMJET MAQEDONISË DHE ARGJENTINËS

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve u takua me SH.T. Giljermo Sallvador Asrak, ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Argjentinës në Republikën e Maqedonisë, me seli në Sofje.

Takimi është në vigjilje të ditës së djeshme promovuese në Argjentinë, në kuadër të së cilës do të mbahet seminar në Dhomën ekonomike të Maqedonisë, me qëllim të afrimit të dhomës argjentinase dhe potencialeve të saj ekonomike te komuniteti i biznesit të vendit tonë. Do të bëhet prezantimi i ekonomisë argjentinase, do të shtjellohen kushtet për zhvillimin e biznesit, do të prezantohen sektorët udhëheqës industrial si dhe prioritetet e ekonomisë nacionale. 

SH.T. Giljermo Sallvador Asrak informon se në seminarin do të prezantohen mundësitë ekonomikë dhe tregtarë të të dy vendeve, ndërsa do të marrin pjesë biznesmenët maqedonas të cilët tashmë kanë realizuar bashkëpunim në Argjentinë.

Në këtë kontekst u apelua ambasadori që t'i vizitojë edhe vendet më të vogla në Maqedoni që të shqyrtohen mundësitë për investim edhe në ato pjesë. 

Gjithashtu, u dha propozim për projektet e përbashkëta në institucionet parashkollore, me qëllim që të zmadhohet njohja ndërmjet të dy vendeve që nga mosha më e hershme. Në atë mënyrë, përveç përforcimit të bashkëpunimit në pjesën e ekonomisë, do të përforcohet edhe bashkëpunimi në sferën e kulturës dhe arsimit, që u pranua me kënaqësi nga ana e ambasadorit argjentinas, i cili potencoi se është i hapur për bashkëpunim dhe mund të shqyrtohen të gjitha idetë.

Kryetari i Grupit parlamentar, z. Vasko Pashovski, dhe anëtarët: znj. Suzana Anova, znj. Cvetanka Ivanova dhe znj. Sonja Mirakovska, shprehën falënderim për vizitën e SH.T. Giljermo Sallvador Asrak, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Argjentinës.

Ambasadori argjentinas shprehu kënaqësi për formimin e Grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve në Kuvendin e Maqedonisë. Ai informoi se tashmë bëhet iniciativë që diku në muajin mars të formohet grup i tillë edhe në Argjentinë, i cili do të përfshijë bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, që do të paraqet mundësi të shkëlqyeshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve.


 

Click