Aktivitetet



E enjte, 22 dhjetor 2011

BASHKËPUNIMI I THELLË NDËRMJET MAQEDONISË DHE UKRAINËS DO T'U SJELLË DOBI BANORËVE TË TË DY SHTETEVE

Kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës, z. Oliver Spasovski, sot realizoi takim me SH.T. Jurij Honçaruk, ambasador i Ukrainës në Republikën e Maqedonisë. Në takimin ishte e pranishme edhe zëvendësambasadorja e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë, znj. Ana Tertiqina dhe z. Harallampie Shokarovski, anëtar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës.

Kryetari Spasovski theksoi se takimin e ka iniciuar për t'i krijuar kontaktet e para, dhe të vazhdojë bashkëpunimi dhe përforcimi i  marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve. 

Ai, gjithashtu, e njoftoi ambasadorin se Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës ka dërguar letër te Parlamenti i Ukrainës për bashkëpunim të ndërsjellë. 

Marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet të dy shteteve i karakterizon dëshira për bashkëpunim të mirë, e cila duhet të vazhdojë edhe më tutje, meqë kjo do të sjellë dobi për banorët e të dy shteteve, theksoi z. Spasovski.

Shkëlqesia e tij, Jurij Honçaruk theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy shteteve janë të mira dhe se ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës ka më shumë projekte konkrete, prej të cilave disa janë realizuar. Gjithashtu, Ukraina propozoi liberalizim të vizave për qytetarët e Maqedonisë.

Që nga muaji shtator filluan studimet në gjuhën maqedonase në Universitetin e Ukrainës, ndërsa nga viti i ardhshëm, në muajin janar, do të fillojnë studimet në gjuhën ukrainase në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodij" në Shkup.

Deputeti Harallampie Shokarovski theksoi se barrierat ndërmjet të dy popujve miqësorë duhet të largohen, për arsye se ky akt do të jetë në interes për të dy shtetet si në sferën ekonomike ashtu edhe në sferën politike dhe kulturore.

Në fund, z. Oliver Spasovski theksoi se pret përgjigje pozitive nga Parlamenti i Ukrainës për bashkëpunimin parlamentar.  

 

 

Click