Aktivitetet



E enjte, 6 tetor 2011

BAVARIA I JEP MBËSHTETJE TË VAZHDUESHME MAQEDONISË NË EUROINTEGRIME

Delegacioni Parlamentar i Bavarisë të Komisionit për Çështje Federale dhe Evropiane, i udhëhequr nga z-nj. Ursulla Manle, në vizitë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takime të veçanta me kryetaren e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z-nj. Radmilla Shekerinska, kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini dhe zëvendëskryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Aleksandar Nikolloski.

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z-nj. Radmilla Shekerinska, në fillim të takimit, në emër të saj dhe në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë i dëshiroi mirëseardhje Delegacionit Parlamentar të Bavarisë, në një moment shumë të rëndësishëm kur javën tjetër duhet të prezantohet Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Njëherit, z-nj. Shekerinska në fjalimin e saj u përqendrua në përbërjen, qëllimet dhe punën e Këshillit Nacional për Eurointegrime. Të pranishmit këmbyen mendime edhe lidhur me këtë se si qytetarët e perceptojnë situatën momentale para Raportit dhe reagimet pas marrjes së Raportit, nëse shoqëria ka pritje më të larta dhe cilat do të jenë pasojat, nëse nuk plotësohen. Gjithashtu, u bisedua edhe për këtë se çfarë ndikimi ka puna e Këshillit Nacional për Eurointegrime, nga njëra anë, dhe Parlamentit, nga ana tjetër, mbi punën e Qeverisë në miratimin e vendimeve kryesore lidhur me çështjet e BE-së.

Në kornizat e takimit të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, me Delegacionin Parlamentar të Bavarisë, ai shprehu falënderim për mbështetjen jovetjake që Republika Federale e Gjermanisë ia jep Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt eurointegrimeve.

Kryetari Misini, në interes të të ftuarve, i njoftoi me gjithë punën e Komisionit për Çështje Evropiane, pastaj duke i potencuar se nuk ka alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë, përveç anëtarësimit në BE, sepse kjo është në interes edhe të pozitës, edhe të opozitës, dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe të gjithë me punë të përbashkët duhet të punojnë për këtë.

Ai shprehu shpresë se Maqedonia dhe Gjermania edhe më tutje do të mbesin miq dhe së bashku do ta vazhdojnë përpara procesin eurointegrues.

Zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Aleksandar Nikolloski, shprehu kënaqësi nga takimi me Delegacionin e Bavarisë, si dhe nga marrëdhëniet e ndërsjella miqësore tradicionale, komunikimin intensiv ndërmjet dyja vendeve në të gjitha nivelet, dhe e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në përparimin e marrëdhënieve bilaterale.

Gjithashtu, ai e potencoi mbështetjen e Bavarisë në inkorporimin e Republikës së Maqedonisë në projektet prioritare lidhur me Strategjinë e Danubit.

Të pranishmit këmbyen mendime në çështjen për marrëdhëniet aktuale të Republikës së Maqedonisë me të gjitha republikat e mëhershme jugosllave, duke i përfshirë këtu Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Zonja Ursulla Manle, shprehu kënaqësi nga takimet e realizuara, duke theksuar se edhe krahas kësaj që janë Delegacion i Parlamentit të Krahinës së Bavarisë, të cilën e përbëjnë përfaqësues nga parti të ndryshme politike, që kuptohet se kanë qëndrime të ndryshme, sërish në çështjen për BE-në janë të njëjtë.

Ajo përkujtoi se ekziston Komisioni i Maqedonisë dhe i Bavarisë, që i përkushtohet reformave dhe rezultatet e të cilës janë mjaft pozitive, si dhe paradokohe u formua edhe Shoqata e Maqedonisë dhe Bavarisë, përmes së cilës mund të iniciohen mjaft punë.                  

Click