Aktivitetet



E martë, 25 tetor 2011

DEBAT PUBLIK ME TEMË: PROPOZIM-LIGJ PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË FEMRAVE DHE MESHKUJVE

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin Demokratik Nacional IDN sot mbajti debat publik me temë: Propozim-ligj për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve.

Në debatin publik morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe sektorit joqeveritar të cilët merren me çështje gjinore.

Nga puna e debatit publik u nxorën mjaftë konkludime, ndër të cilat kishte edhe propozime konkrete: neni 9, paragrafi 5 të zgjerohet me: “bashkëpunimi me koordinatorët dhe komisionet për mundësi të barabarta të formuara në njësitë e vetadministrimit lokal"; neni 11, paragrafi 4 të ndryshohet kështu që do të definohet pozicioni profesional/profili i koordinatorit të caktuar, dhe prandaj propozohet që teksti të jetë: “Organet e administratës shtetërore janë të obliguar të caktojnë person zyrtar-koordinator nga nëpunësit shtetërorë udhëheqës dhe zëvendës-koordinator, të cilët do t’i koordinojnë punët me kompetencë të organit shtetërorë, për vendosjen e mundësive të barabarta”; neni 12, paragrafi 1 të zgjerohet me: “bashkëpunon me shoqatat e punëdhënësve, sindikatën dhe shoqatat aktive në fushën e mundësive të barabarta me qëllim që të sigurojnë propozime dhe masa për arritjen e qëllimit të ligjit"; neni 14, paragrafi 6 të zgjerohet me: “bashkëpunon me Komisionin për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit (nga neni 9 paragrafi 4)”, “bashkëpunon me shoqatat e punëdhënësve, sindikatën, bashkësi lokale dhe urbane dhe shoqatat aktive në territorin e vetadministrimit lokal në fushën e mundësive të barabarta me qëllim që të sigurohen propozime dhe masa për arritjen e qëllimit të ligjit”; neni 14, paragrafi 8 të zgjerohet me:  “bashkëpunon me Komisionin për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit (nga neni 9 paragrafi 4)”, pas fjalës organizata joqeveritare të shtohet edhe fjala bashkësi urbane dhe lokale.

U përmend se në nenin 14 të ligjit, përmenden vetëm “mundësi të barabarta”, me atë që parashtrohet pyetja nëse është bërë rastësisht lëshimi që të përmenden femrat dhe meshkujt. Duhet që në nivel të ligjit të harmonizohet ligji në nivel lokal dhe nacional nëpërmjet bisedave me Qeverinë dhe Ministrinë

Ndërsa në nenin 12 humbet paanshmëria dhe është shumë e gjerë për një nëpunës të merret me gjithë ato çështje. Për atë shkak nevojitet trup i pavarur i cili do t’i kryejë ato funksione/obligime.

Ishte propozuar të merret parasysh Konventa nga Këshilli i Evropës, ku trajtohet dhuna gjinore, si dhe dispozitat në bazë të kësaj të përfshihen në ligjin.

Gjithashtu u dha propozimi që të definohet gjinia, me dallim të qartë nga Ligji për mundësi të barabarta dhe të ndryshohet titulli i ligjit të:   Ligjit për barabarësi gjinore.

 U theksua roli i Entit Shtetërorë për Statistikë dhe se duhet të zgjerohet fushëveprimi i punës së tyre dhe të përfshijë edhe analiza më të gjera për zbatimin e këtij ligji.

Roli i përfaqësuesit juridik në pjesën e mbrojtjes shëndetësore nuk është mjaftë i definuar. Nevojitet është monitorim i pavarur. Partitë politike duhet të miratojnë akte personale (të rregulluara nëpërmjet akteve ligjore) nëpërmjet të cilave do të përgatisin politika të ndjeshme gjinore edhe gjatë kandidimit në zgjedhjet lokale. Gjithashtu në aspekt gjinor duhet të shqyrtohen edhe të gjithë buxhetet.        

U dëgjua mendimi se komisionet nuk kanë as potencial teknik, e as njerëzorë që të merren me këtë punë dhe se këtu bëhet fjalë për gjini, kurse jo për orientim seksual.

Diskriminimi në bazë të gjinisë duhet të jetë diskriminimi i vetëm i përmendur në këtë ligj. Gjithashtu duhet të shtohen termet “trajtim” dhe “përfaqësim” në ligjin në formë të përshtatshme dhe se duhet të përmendet edhe “diskriminimi indirekt”. 

 Duhet të vendosen masa taksative me çka në partitë do të përmenden kuotat gjinore.   Si vërejtje e përgjithshme, në ligjin duhet të vendosen edhe afate dhe të shqyrtohen masat-dënimet e parapara, të cilat në momentin janë të vogla dhe të parëndësishme.

Gjithashtu, u dëgjua mendimi për tërheqjen e ligjit nga procedura e Kuvendit. Në pjesën e mbrojtjes juridike, përveç vet viktimës, e drejta e njëjtë duhet të sigurohet edhe për entitetet tjera, që të jenë në gjendje të iniciojnë  procedurë.

Nuk është e definuar ku duhet të zbatohet ligji. Orientimi seksual nuk është i mbuluar me ligjin. U propozua që të vendoset trup i ri i pavarur si dhe definimi i emrit të atij trupi.

U përmend se është bërë harmonizim i pjesshëm me raportin evropian, me ç'rast u potencuan kritikat e përfshirë në raportin e KE-së për shkallën e ulët të pjesëmarrjes së femrave në jetën politike, dhe nevoja për rregullimin me aktet e veçanta të brendshme partiake. 

Zbatimi i ligjit paraprak ishte i dobët. Ekzistojnë probleme me buxhetin gjinorë. Mungon definicioni për aspektin gjinor dhe orientimin seksual. 

Gjithashtu, u përsërit se një nëpunës nuk ka mundësi t’u përgjigjet të gjithëve kërkesave në pajtim me nevojën për ndihmën juridike. Kroacia ka Prokuror të veçantë popullor të për barazi gjinore. 

Click