Aktivitetet



E martë, 1 nëntor 2011

DELEGACIONI I BUNDESTAGUT GJERMAN NË VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Delegacioni gjerman, i udhëhequr nga z. Peter Vajs, sot realizoi takim me Komisionin për Politikë të Jashtme, Komisionin për Çështje Ekonomike, nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska dhe Grupin parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë. 

Kryetari i Komisioni për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski, lidhur me Raportin për progresin e vendit për vitin 2011, theksoi se deputetët janë zhgënjyer që edhe këtë herë Maqedonia nuk morri datë për negociata, meqë për ne kjo nuk është vetëm çështje prestigjioze por nxitje për vazhdimin e reformave në të gjitha sferat, ndërsa gjithsesi do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike.  

Ai shprehu kënaqësi për angazhimin e Gjermaninë lidhur me pakon për kundërkrizë të UE-së, meqë ndihma për Greqinë është e rëndësishme edhe për Maqedoninë, si dhe për stabilitetin e eurozonës. 

Shefi i Delegacionit gjerman, z. Peter Vajs, theksoi se kjo është një periudhë mjaft specifike për Gjermaninë, kjo nuk është vetëm aktivitet ekonomik, por edhe aktivitet politik për mirëmbajtjen e UE-së dhe për vullnetin e popullit për zgjerimin e Unionit.

Në diskutimet, dy palët theksuan se çështja e emrit nuk guxon ta bllokojë rrugën eurointegruese të Maqedonisë.

Në takimin me Komisionin për Çështje Evropiane, kryetari Hajrulla Misini theksoi se Maqedonia dhe Gjermania kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe se në kontekst të proceseve eurointegruese të Maqedonisë, ekziston dialog i rregullt edhe në nivel parlamentar ndërmjet dy shteteve, me ç'rast theksoi se Komisioni realizon edhe takime ndërkombëtare me eurodeputetët për shkëmbim mendimesh për proceset eurointegruese. 

U theksua se Raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të kuptohet si raport për emrin, por si raport i cili duhet ta përmirësojë kualitetin e jetesës në Republikën e Maqedonisë.

Shefi i Delegacionit gjerman, z. Vajs theksoi se Komisioni Evropian tashme për së treti herë propozon që të fillohen negociatat dhe se Maqedonia ka bërë progres të madh në reformat dhe shprehu urime për atë, por gjithashtu theksoi se ka edhe probleme për të cilat Republika e Maqedonisë duhet të bëjë përpjekje për t'i tejkaluar problemet.

Në takimin me nënkryetaren Svetllana Jakimovska, vëmendje të veçantë iu kushtua zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve nëpërmjet Programit për Bursë parlamentare ndërkombëtare e dedikuar për bursistët maqedonas.

Nënkryetarja Jakimovska theksoi se këto njerëz të rinj paraqesin urë ndërmjet dy parlamenteve, ndërsa përvoja e tyre e fituar në Bundestagun, mund të shfrytëzohet në reformat të nevojshme për eurointegrimet. 

Zonja Jakimovska sugjeroi se do të jetë mirë, nëse është e mundshme që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të merr informata kthyese, nga deputetët të cilëve do t'u ndahen bursa, për angazhimin e tyre në Bundestag.

Mysafirët nga Bundestagu realizuan takim edhe me Grupin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermaninë.  

Deputeti Antonio Milloshoski, i cili e udhëheq këtë Grup parlamentar, theksoi se bashkëpunimi ndërnjerëzor dhe ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë, janë punët më të rëndësishme për promovimin e këtij Grupi parlamentar.

Ai propozoi që delegacioni gjerman, në kuadër të mundësive të tij, t'i adresohet Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjermani, me sugjerim për pranimin e patentave të shoferëve maqedonas në Gjermani.

Të dy palët në Bundestagun gjerman e theksuan rëndësinë e Programit për dhënien e bursave për studentët maqedonas, që praktikohet tashme disa vite. Z. Peter Vajs propozoi që ky Grup parlamentar të takohet me bursistët dhe t'u jep këshilla dhe orientime për ardhmërinë e tyre profesionale, që u pranua nga pala maqedonase.  

Click