Aktivitetet



E martë, 27 shtator 2011, Bratislavë

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË VIZITË PUNUESE NË REPUBLIKËN E SLLOVAKISË

Delagacioni i Komisionit për Çështje Evropiane, në përbërje z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit dhe anëtarët: znj. Sillvana Boneva, znj. Marinella Tusheva dhe z. Orhan Ibrahimi, sot realizoi më shumë takime me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, si dhe me disa drejtorë të Biznes Asociacionit të Sllovakisë, BE Fondit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim Rajonal dhe Institutit për Reforma Ekonomike dhe Sociale INEKO.

Në takimin me drejtorin për Çështje Evropiane, përgjegjës për Evropën Juglindore, z.Jan Pshenica, u këmbyen mendime dhe përvoja për proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë, në aspekt të përvojave sllovake. 

Deputetët u informuan për rrjedhën e procesit eurointegrues të Republikës së Sllovakisë, me ç'rast pyetjeve të tyre u dhanë përgjigje personat profesionalë nga Ministria.

Në diskutimet me drejtorët e Biznes Asociacionit të Sllovakisë, BE Fondit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim Rajonal dhe Institutit për Reforma Ekonomike dhe Sociale INEKO, u fol për ndryshimet dhe ndikimet me të cilat është ballafaquar Sllovakia pas aderimit në Bashkimin Evropian, në jetën ekonomike, sociale dhe në përgjithësi në jetën e përditshme të qytetarëve të Sllovakisë.
Gjithashtu, nikoqirët shprehën gatishmëri për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë në këtë domen.

Delegacioni nesër do të takohet me Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë. 

 


 

Click