Aktivitetet



E mërkurë, 26 tetor 2011, Tiranë 

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË MORI PJESË NË KONFERENCËN E GRUPIT TË ADRIATIKUT 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Talat Xhaferi, në të cilin morën pjesë edhe Vele Gjorgjievski, Orhan Ibraimi, Meral Uzeiri Ferati, Safet Bishevac dhe Ermira Mehmeti - Devaja, mori pjesë në punën e Konferencës së Grupit të Adriatikut, i cili u mbajt prej 24 deri 25 tetor 2011 në Tiranë, Shqipëri. 

Konferencën e hapi Leonard Demi, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa në hapjen e Konferencës fjalë morën edhe kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topali, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandar Arvizu.

Zonja Topalli në fjalimin e saj theksoi se Shqipëria gjithmonë është e përgatitur të kontribuojë për paqe dhe siguri në rajonin. Ajo, gjithashtu, zgjerimin e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor e vlerësoi si proces historik i cili kontribuon për zhvillimin e paqes dhe bashkëpunimit miqësor në gjithë rajonin.

Kryeministri Berisha shprehu falënderim ndaj atyre të cilët ndihmuan në formimin e Grupit të Adriatikut me nënshkrimin e Kartës së Adriatikut në Tiranë më 2 maj 2003.  Edhe ky u angazhua për integrim më të shpejtë të gjithë rajonit në aleancën e NATO. 

Ambasadori i SHBA-së, Arvizu, deklaroi se SHBA-ja është dedikuar në vendet e rajonit dhe në Grupin e Adriatikut. Sipas tij, pjesëmarrja në vendet e rajonit në misionet e ISAF-it tregojnë se vendet u bënë kontribuues të sinqertë dhe të besueshëm për paqen globale. 

Në mbledhjen, fjalë mori edhe Talat Xhaferi, i cili theksoi se që nga pavarësia në vitin 1991, Republika e Maqedonisë është përkushtuar fortë në integrimin në NATO dhe BE. Ai, gjithashtu tha se Maqedonia është përkrahës aktiv në iniciativat dhe proceset rajonale, dhe nëpërmjet tyre, në mënyrë aktive e manifeston vullnetin politik për bashkëpunim të fortë rajonal.

Click