Aktivitetet



E Mërkur, 20 tetor 2011, Bernë

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUESIT E AGJENDËS ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM 

Z. Abdelvahad Radi, kryetar i Dhomës së poshtme të Parlamentit të Marokos u zgjodh si kryetar i Unionit Interparlamentar (UIP)  i Asamblesë së 125-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që do të mbahet nga 16 deri 19 tetor 2011 në Bernë, Zvicër. 

Në Asamblenë mori pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Jani Makraduli, shef i delegacionit, znj. Sillvana Boneva, z. Talat Xhaferi, z. Imer Aliu, z.  Goran Misovski dhe z. Rejhan Durmishi, anetarë të delegacionit. 

Në rendin e ditës së  Asamblesë së 125-të u shtua pika urgjente plotësuese:  "Qyteti prej të cilit vuan popullata e Somalisë dhe ndihma humanitare nga ana e anëtarëve të Unionit Interparlamentar". 

Asambleja miratoi rezolutë në të cilën shprehet solidariteti dhe keqardhja për popullatën e Somalisë, e cila ballafaqohet me uri dhe jostabilitet politik dhe nxiten qeveritë, parlamentet, organizatat ndërkombëtare dhe UIP-ja që t'u ofrojnë përkrahje dhe ndihmë të plotë në përforcimin e institucioneve demokratike.  

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, me ç'rast u diskutua për projektet të cilat Kuvendi i realizon në partneritet me këtë agjenci, përkatësisht Institucionin parlamentar dhe Rrjetin e zyrave për kontakte me qytetarët, si dhe për mundësitë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm

Click