Aktivitetet



E hënë, 3 tetor 2011

DEPUTETË ISHIN TË PRANISHËM NË PUNËTORINË E PARË TË PROJEKTIT IPA-NTP PËR TEMA LIDHUR ME KUVENDIN DHE ME BE-në

Deputetë nga parti të ndryshme politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, më 30 shtator 2011, morën pjesë në punëtorinë e parë të projektit IPA-NTP (Ndihma teknike për Parlamentin) për tema lidhur me Kuvendin dhe me BE-në.

Qëllimi i punëtorisë ishte t'u japë deputetëve informata të përgjithshme për rolin e parlamenteve nacionale në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në elementet e reja që u futën me Marrëveshjen e Lisabonit. Punëtoria, që u mbajt në sallën "Boris Trajkovski", u orientua në deputetët që janë anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Punë të Jashtme, Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komitetit të Përzier Parlamentar (Bashkimi Evropian - Republika e Maqedonisë).

Dr. Zoltan Horvat (drejtor për trajnim në projekt) dhe z-nja Ines Birzniece (lidere e ekipit të projektit) bënë kontroll të shkurtër të këtyre temave, duke dhënë shembuj praktikë të përvojave të tyre të mëdha me çështjet lidhur me BE-në të marra me punën e tyre në Parlamentin e Hungarisë, respektivisht në Parlamentin e Letonisë, sikurse para hyrjes, ashtu edhe pas hyrjes të Hungarisë dhe Letonisë në BE-në në vitin 2004.

Deputetët që morën pjesë në punëtorinë këmbyen mendime me prezantuesit, kryesisht lidhur me statusin momental të përgatitjeve që i bën Maqedonia për bisedimet për aderim në BE dhe anëtarësim në BE.

Planifikohen edhe tri punëtori dhe dy seminare për deputetë për përvojat e vendeve të reja anëtare të bisedimeve aderuese, rolin e komisioneve për Çështje Evropiane në procesin e aderimit dhe tema të ngjashme.

IPA projekti "Ndihma teknike për Parlamentin", i financuar nga BE-ja, filloi me punë në Kuvend më 17 janar 2011 dhe do të zgjasë 18 muaj. Projekti përbëhet prej tri komponentësh kryesore:

  1. Përmirësimi i mbështetjes teknike të trupave punues të Kuvendit;
  2. Përmirësimi i kapacitetit për përgatitje të raporteve analitike për deputetët me tema lidhur me BE-në (do të punohet me Institutin Parlamentar, që pritet të fillojë me punë);
  3. Përmirësimi i qasjes në sigurimin e informatave, për deputetët dhe për të punësuarit në shërbim të Kuvendit, kryesisht duke e pasur parasysh agjendën për aderim në BE dhe mundësim të qasjes më të mirë të opinionit në informata.       
Click