Aktivitetet



E martë, 4 tetor 2011, Tutcing, Gjermani

DEPUTETI MILLOSHOSKI E HAPI JAVËN E 50-të NDËRKOMBËTARE TË ARSIMIT TË LARTË

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, sot me fjalim të vetin e hapi përvjetorin e 50-të të Javës Ndërkombëtare të arsimit të lartë në Tutcing, Gjermani.

Ngjarja, që është në organizim të Shoqatës së Evropës Juglindore, është me temë: "Ndërmjet europeizimit, globalizimit dhe traditës: ndryshime në kulturën e përditshme në Evropën Juglindore".

Krahas kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, në ngjarje morën pjesë edhe shumë politikanë dhe profesorë eminentë nga Gjermania, Austria, Kroacia dhe Serbia.

 

 


 

Click