Aktivitetet



E hënë, 5 shtator 2011

EURODEPUTETI RIÇARD HUIT PARALAJMËROI KONSTRUKTIVITET NË NJOFTIMET LIDHUR ME  MAQEDONINË

Anëtari i Parlamentit Evropian dhe referuesi për Republikën e Maqedonisë, Z.  Riçard Huit, në vizitë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takime të ndara me kryetarin e Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë, Z.  Kenan Hasipi; kryetaren e Këshillit Nacional për Eurointegrime, Znj. Radmilla Shekerinska dhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Hajrulla Misini.

Vizita e eurodeputetit Huit vjen në periudhën kur Republika e Maqedonisë shënon 20 vjetorin e pavarësisë dhe 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, ndërsa pritet edhe raporti i ri i Komisionit Evropian për progresin e vendit. 

Deputetët maqedonas dhanë parashikime të veta për gjendjen në vend dhe ishin unik në deklaratën se procesi eurointegrues, përkatësisht marrja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është prioritet kryesor i Republikës së Maqedonisë.  

Kryetari i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë, Z.  Kenan Hasipi, theksoi se potencimet në raportet e Komisionit Evropian janë shumë të rëndësishëm dhe janë udhërrëfyes për Republikën e Maqedonisë në procesin eurointegrues.  Ai dha besim për mikun e tij se Komiteti i Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë do të vazhdojë me punën e tij, e cila do të jetë e shpërblyer dhe e pasuruar, me qëllim që Kuvendi të jep kontribut gjithëpërfshirës ndaj eurointegrimit të vendit.

Në bisedën me eurodeputetin Huit, kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, Znj. Radmilla Shekerinska, ndër të tjerash, iu drejtua gjendjes me mediet në vendin tonë.  Ajo nga njëra anë kërkoi mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Evropian për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë, por nga ana tjetër, theksoi se është e nevojshme të jepet edhe pasqyrë e pastër, e qartë për gjendjen e vërtetë të ngjarjeve në vendin tonë.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z.  Hajrulla Misini, e theksoi problemin lidhur me emrin me Greqinë, si pengesë e vetme që Maqedonia të bëhet pjesë e familjes evropiane.  Vendi jonë merr rekomandime për hyrje në BE, por ende nuk ka datë për fillimin e bisedimeve.  Për këtë, ai kërkoi nga referuesi Huit të realizoj bisedime me miqtë e tij në Greqi rreth kësaj çështjeje.

Anëtari shumëvjeçar i Parlamentit Evropian, Z.  Riçard Huit, premtoi se si referuesi për Republikën e Maqedonisë, do t’i bartë mendimet e të gjitha partive politike, do të jetë konstruktiv në njoftimet e veta, ndërsa të gjitha kritikat do të jenë qëllimmira dhe miqësore.

Ai theksoi se prioritet i parë i vendit duhet të jetë gjetja e mënyrës për fillimin e bisedimeve. Të gjithë qytetarët e këtij vendi duhet të jenë të vetëdijshëm për beneficionet që fitohen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Huit paralajmëroi se përsëri do të vijë në vizitë për dy javë, kur do ta prezantojë programin e tij si referues për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian.     
 
 
 

Click