Aktivitetet



E martë, 18 tetor 2011, Beograd

KONFERENCA PËR “ENERGJI-ZHVILLIM-DEMOKRACI: MODELIMI I ARDHMËRISË SË RE ENERGJETIKE TË EJL-IT”

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje:  znj. Vlladanka Aviroviq, zëvendëskryetare e Komisionit për çështje ekonomike dhe deputetët: z. Mile Andonov, z. Nexhati Jakupi, z. Nikollçe Acevski dhe z. Safet Bishevac, më 17 dhe 18 tetor 2011, merr pjesë në Konferencën me temë “Energji-Zhvillim-Demekraci: Modelimi i ardhmërisë së re energjetike të EJL-it”, e cila mbahet në Beograd, Republika e Serbisë.

Në fjalimin e saj, znj. Vlladanka Aviroviq theksoi se Ligji i ri për energjetikë, i miratuar në shkurt të vitit 2011, është përpunuar në pajtim me detyrimet të cilat i ka Republika e Maqedonisë në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian përkatësisht Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociacion me BE-në, si dhe në bazë të Marrëveshjes për themelimin e bashkësisë energjetike. 

Përpilimi i Ligjit për energjetikë është aktivitet i përcaktuar në Programin Nacional për miratimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe Partneritetit për aderim, ku në kriteret ekonomike në pjesën Energjia janë përcaktuar detyrimet në vijim:

  • të vazhdohet me harmonizimin e legjislacionit për tregjet e brendshme për energji elektrike dhe gaz, efikasitet energjetik dhe burime rigjeneruese të energjisë me asquis me qëllim që të bëhet hapje graduale e tregut për energji për konkurrencë;  
  • të vazhdohet me përforcimin e pavarësisë së Komisionit Rregullator për Energjetikë; 
  • të plotësohen obligimet që dalin nga Marrëveshja për bashkësi energjetike në lidhje me zbatimin e plotë të asquis për tregun e brendshëm të gazit dhe energjisë elektrike dhe për këmbimin tejkufitar të energjisë elektrike.

Qëllimi i miratimit të Ligjit për energjetikë ishte harmonizimi i mëtutjeshëm me legjislacionin evropiane në sferën e energjetikës, përkatësisht me Direktivat dhe Rregullativat e BE-së, të cilat janë elemente kryesore nga korniza juridike e Marrëveshjes për themelimin e bashkësisë energjetike, me qëllim përfundimtar për liberalizimin e mëtutjeshëm të tregjeve të energjisë dhe krijimin e kushteve për sektor stabil dhe të qëndrueshëm energjetik. 

Në pjesën e Komisionit Rregullativ për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë, në masë të konsiderueshme rriten kompetencat e këtij institucioni, në pajtim me legjislacionin e BE-së në pjesën e energjetikës, në pjesën e mbikëqyrjes së tregjeve të energjisë për shkak të rritjes së sigurisë në furnizimin, miratimit të rregullave për furnizim me energji dhe gaz natyror, me të cilat rregullohen marrëdhëniet ndërmjet furnizuesve, shpenzuesve dhe operatorëve të sistemeve për bartje dhe distribuim.

Në funksion të zhvillimit të energjetikës, me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë çdo vit parashihen mjete në program të veçantë, a.q. Zhvillimi i energjetikës.

Si obligim nga Ligji për energjetik, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vitin 2010 e miratoi Strategjinë për shfrytëzimin e burimeve rigjeneruese të energjisë në RM deri në vitin 2020.

Duke e pasur parasysh përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të barabartë në BE, si politikë strategjike energjetike të RM-së imponohet edhe politika energjetike e BE-së.

Në fund të fjalimit të tij, znj. Aviroviq informon se në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, në Kapitullin Energjia, është konstatuar progres i mirë në sferën e sektorit energjetik, veçanërisht në miratimin e ligjit të ri gjithëpërfshirës për energjetikë dhe në zgjedhjen e kontestit afatgjatë me operatorin e sistemit distributiv.  Megjithatë, fillimisht duhet të vendoset funksionimi efikas i tregut të energjisë elektrike dhe të sigurohen kushte për konkurrencë. Potenciali i efikasitetet energjetik në vend dhe burimet rigjeneruese të energjisë ende nuk janë shfrytëzuar në mënyrë adekuate dhe ende nuk është siguruar pavarësia financiare e rregullatorit për mbrojtje nga rrezatimi.   Përgatitjet në sferën e energjetikës shënojnë progres mesatar.

Përndryshe, Konferenca në Beograd mbahet në kuadër të kryesisë së Republikës së Serbisë me procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ndërsa në atë marrin pjesë delegacione nga parlamentet nacionale të vendeve nga Evropa Juglindore, deputetët nga Parlamenti Evropian dhe përfaqësuesit nga Këshilli i Evropës. 
 

Click