Aktivitetet



E hënë, 5 shtator 2011, Varshavë

KRYETARI I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME, Z. ANTONIO MILLOSHOSKI, NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR POLITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE-ANËTARE TË BE-SË (COFACC)

Konferencën e hapi përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton e cila në fjalimin e saj foli për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe situatën aktuale në Libi dhe vendet tjera të Afrikës Veriore.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit, Antonio Milloshoski realizoi takime joformale me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Sejmit të Polonisë, Hallicki, si dhe me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Republikës së Polonisë, Leon Keres. 

Temë e bisedës ishin eurointegrimet e Maqedonisë, reformat e Qeverisë maqedonase, si dhe rekomandimi i vërtetuar nga ana e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.  U shfrytëzua mundësia që dy kolegët të jenë të njoftuar me zhvillimin e ngjarjeve të lidhura me kontestin e imponuar dhe bllokadën e Republikës së Maqedonisë nga ana e Greqisë fqinje. 

Deputeti Milloshoski u takua edhe me kolegët e tij nga Parlamenti irlandez dhe norvegjez, Z.  Breen dhe Znj. Ine Sorajde me të cilët bisedoi për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.

Konferenca vazhdon edhe sot me fjalimin e ministrit për Punë të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radosllav Shikorski. 

  

 


 

 

Click