Aktivitetet



E mërkurë, 28 shtator 2011, Bratislavë

MAQEDONIA DUHET TË JETË PJESË E BASHKIMIT EVROPIAN

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Hajrulla Misini, kryetar dhe anëtarët z.nj Sillvana Boneva, z.nj Marinella Tusheva dhe z. Orhan Ibrahimi, që gjendet në vizitë dyditore në Bratislavë, sot kishte takim me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillin Nacional të Republikës së Sllovakisë, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Ivan Shtefanec.

Në takim ishte konfirmuar mbështetja që Republika e Sllovakisë ia jep vendit tonë në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, me ç'rast ishte theksuar se Maqedonia duhet të jetë pjesë e BE-së, që paraqet politikë zyrtare e Sllovakisë, pas së cilës qëndrojnë të gjitha partitë politike në vend.

Në lidhje me bllokimin grek, ishte shprehur qëndrimi se eurointegrimi ynë nuk është vetëm në interes të Maqedonisë, por edhe të Greqisë.
Në korniza të bisedës ishin këmbyer mendime për proceset eurointegruese të dy vendeve miqësore, me theks të veçantë në rrugën eurointegruese të Sllovakisë, praktikat dhe përvojat e tyre në periudhën paraaderuese  drejtë BE-së, si dhe gjatë negociatave.

Delegacioni maqedonas sot kishte takim edhe me z.nj Andrea Elleshkova-Matisova, shef i përfaqësimit të Komisionit Evropian në Sllovaki, si dhe me përfaqësues të shërbimit informativ të Parlamentit Evropian në Sllovaki.

Click