Aktivitetet



E martë, 4 tetor 2011, Varshavë

MAQEDONIA NUK KA ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ ANËTARËSIMIT NË BE

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, prej 2 deri më 4 tetor 2011 mori pjesë në Konferencën për Çështje Evropiane të parlamenteve nacionale të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian KOSAK.

Konferencën e hapën kryetarët e Senatit të Polonisë dhe Sejmit të Polonisë, si nikoqirë të mbledhjes së 46-të të KOSAK-ut, të cilët në fjalimin e tyre folën për prioritetet e Kryesisë së Polonisë me BE-në, por edhe për krizën ekonomike në të cilën gjendet Bashkimi Evropian dhe për masat që duhet të ndërmerren që të tejkalohet kriza.

Gjatë kohës së mbledhjes, kryetari Misini realizoi takime joformale me kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamentit të Turqisë, Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë dhe në bisedat me këta u theksua nevoja për bashkëpunim më të fortë rajonal ndërmjet këtyre vendeve.

Gjatë kohës së mbajtjes së KOSAK-ut, kryetari Misini realizoi takim edhe me kolegen e tij të Parlamentit të Greqisë, z-nja Rodulla Zisi. Temë e bisedës së tyre ishte eurointegrimi i Republikës së Maqedonisë. U arrit pajtimi se Komisionet për Çështje Evropiane ndërmjet Parlamentit të Maqedonisë dhe Greqisë duhet nga afër të bashkëpunojnë në drejtim të shfrytëzimit të përvojës greke, me qëllim të afrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Në takim u theksua përpjekja e fortë për thellimin dhe intensifikimin e komunikimit në këtë mënyrë, sepse siç theksoi kryetari Misini, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Fqinjët janë miqtë e parë dhe fqinjët më mirë njihen që të mund të ndihmohen në mënyrë reciproke në një moment të dhënë. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet greko-maqedonase, u pajtuan se ne nuk mundemi ta kalojmë kontestin bilateral që e kemi lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, por edhe se komunikimi ynë duhet të ketë një dimension tjetër dhe se duhet të flasim për çështje tjera në mënyrë në të cilën flasin fqinjët dhe miqtë, dhe në këtë mënyrë të ngrihet niveli i bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dyja vendeve.

Konferenca vazhdon edhe sot me fjalimin e z. Marosh Shefoviq, nënkryetar i Komisionit Evropian i detyruar për çështje ndërinstitucionale dhe administrative.

    


Click