Aktivitetet



E premte, 7 tetor 2011, Dubrovnik

MBËSHTETJE E PAREZERVË PËR INTEGRIM TË PLOTË TË VENDEVE TË RAJONIT NË STRUKTURAT EUROATLANTIKE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje z-nj. Ana Pavllovska - Daneva, shefe e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP të OSBE-së) dhe z. Ziadin Sela, anëtarët e Delegacionit, morën pjesë në Sesionin Vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që u mbajt prej 7 deri më 10 tetor 2011 në Dubrovnik, Kroaci.

Në kornizat e Sesionit Vjeshtor, në të cilën marrin pjesë më tepër se 200 deputetë nga 50 vendet pjesëmarrëse në OSBE-në dhe pesë vende të Partnerëve të Mesdheut, do të mbahen: Konferenca Parlamentare me temë: "Zhvillimi rajonal në Evropën Juglindore - sfidat, mundësitë dhe perspektivat", mbledhja e Komitetit të Përhershëm të AP të OSBE-së dhe Forumi Mesdhetar.

Në hapjen solemne të Sesionit, deputetëve u drejtuan: z. Ivo Josipoviq, president i Kroacisë, z-nj. Jadranka Kosor, kryeministre e Kroacisë, z. Luka Bebiq, kryetar i Parlamentit të Kroacisë, z. Petros Eftimiu, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Tonino Piculla, nënkryetar i AP të OSBE-së dhe shef i Delegacionit të Kroacisë në AP të OSBE-së.

Këta e theksuan rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe Asamblesë Parlamentare dhe e përshëndetën vendimin që Sesioni Vjeshtor i kuvendit t'i përkushtohet zhvillimit rajonal në Evropën Juglindore. Njëkohësisht, u theksua mbështetja e parezervë për integrim të plotë të vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike.

Në sesionin e parë me temë: "Sfidat dhe kujdesi për Evropën Juglindore: roli i OSBE-së", për hyrjen bënë fjalë shefat e Misioneve dhe zyrave të OSBE-së në Kroaci, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.

Në diskutim të këtij sesioni u bë fjalë për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe luftën kundër korrupsionit në rajon, zbatimi i të drejtës, liria e medieve, kthimi i personave të shpërngulur të brendshëm, tregtia me njerëz, si dhe roli dhe kontributi i OSBE-së në këto sfera.

Shefja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, z-nj. Ana Pavllovska - Daneva, u përqendrua në zbatimin e legjislacionit për luftën kundër korrupsionit, si problem me të cilën ballafaqohen të gjitha vendet e rajonit.

Ajo u angazhua për zhvillim të projektit në të cilën do të marrin pjesë ekspertë nga rajoni dhe më gjerë, në të cilën do të analizohen praktikat dhe përvojat më të mira në këtë plan, me qëllim që të përforcohet roli i trupave për luftën kundër korrupsionit në vendet e Evropës Juglindore. Kjo ide u përshëndet dhe u pranua nga shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Rallf Bret.
Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 320 parlamentarë nga 56 vendet e Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Kuvendi siguron forum për diplomacinë parlamentare, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për plotësimin e angazhimeve lidhur me çështjet politike, të sigurimit, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisit jetësor.


         
         

Click