Aktivitetet



E martë, 25 tetor 2011

MBLEDHJA E DHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dhjetë, e mbajtur më 19 tetor 2011, si trup i interesuar punues e shqyrtoi:

  • Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.  

Në diskutimin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Boris Stojmenov, z. Romeo Trenov, z. Izet Zeqiri, znj. Liljana Kuzmanovska, znj. Vlladanka Aviroviq, z. Samka Ibraimoski, z. Dragan Cuklev dhe z. Stojko Paunovski.

Komisioni në diskutimin për Raportin kryesisht u përqendrua në pjesën e kapitujve të cilët janë në kompetencë të tij: 

  • lëvizja e lirë e kapitalit;
  • furnizimet publike;
  • shërbimet financiare;
  • tatimimi;
  • politika ekonomike dhe monetare; 
  • unioni doganor;   
  •  kontrolli financiar;
  • dispozitat financiare dhe buxhetore.    

Në fund të diskutimit Komisioni njëzëri konkludoi t’i propozojë Kuvendit që ta shqyrtojë Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011. 

 

Click