Aktivitetet



E enjte, 24 nëntor 2011

MBLEDHJA E DHJETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dhjetë, të mbajtur më 21 nëntor 2011, si trup punues amë shqyrtoi Propozim-ligj për regjistrimin e objekteve infrastrukturore nëntokësore dhe mbitokësore dhe instalime shoqëruese - leximi i II.

Për këtë Propozim-ligj u parashtruan gjithsej 12 amendamente, prej të cilëve 5 nuk u miratuan, ndërsa për 7 amendamentet tjera nuk u zhvillua debat meqë propozuesit i tërhoqën amendamentet.

Në fund të debatit, Propozim-ligjin për regjistrimin e objekteve infrastrukturore nëntokësore dhe mbitokësore dhe instalime shoqëruese, Komisioni e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në kuadër të Komisionit u miratua vendimi për përmbylljen e mbledhjes së pestë (debat mbikëqyrës).

 

Click