Aktivitetet



E hënë, 26 dhjetor 2011

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e nëntëmbëdhjetë, të mbajtur më 23 dhjetor 2011, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimeve publike në depozitë të përhershme në shoqërinë SHA për hulumtim, projektim, prodhim dhe ndërtim të objekteve industriale energjetike me përgjegjësi të plotë EMO OHËR, me procedurë të shkurtuar; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute për sigurim të detyrueshëm social (me procedurë të shkurtuar).

- Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i Financave, z. Nadim Ramizi, i cili përkujtoi se në dhjetor të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në depozitë të përhershme në katër shoqëri me kapital dominues shtetëror. 

Koncepti i atij Ligji ka për qëllim që Qeveria ta merr pjesën e borxheve të cilat kanë të bëjnë pikërisht me Republikën e Maqedonisë, ndërsa investuesit privatë ose partnerët strategjikë, të cilët do të fitojnë në tender publik për shitjen e aksioneve e morën pjesën e borxheve të cilat shoqëritë i kanë ndaj kreditorëve privatë dhe bashkëpunëtorëve afaristë, por edhe për konsolidimin dhe restartimin e këtyre fabrikave. 

Në këtë mënyrë, me konverzionin e realizuar në mënyrë të konsiderueshme u zvogëluan obligimet e EMO SHA, ndërsa në lidhje me borxhet në bazë të tatimeve publike ndaj Republikës së Maqedonisë përfundimisht me 31.12.2008 obligimet u tejkaluan tërësisht, përfshirë edhe kontributet për sigurim të detyrueshëm social të të punësuarve.  

Në ndërkohë, EMO SHA vazhdoi me punë, konkurset publike ishin në rrjedhë për shitjen e kapitalit shtetëror. Megjithatë me vazhdimin e procesit afarist, Shoqëria u fut në borxhe të reja në bazë të tatimeve publike të cilat e ngarkuan shitjen e saj të ardhshme dhe e zvogëluan interesin te investuesit.

Me këtë Propozim-ligj parashihet që kërkesat e Republikës së Maqedonisë të shndërrohen në depozitë të përhershme në EMO SHA, ndërsa qëllimi është gjithsesi shitja e pakos shtetërore të aksioneve.  

Ne debatin morën pjesë deputetët: z. Mitre Veljanoski, z. Harallampie Shokaroski, z.  Marjanço Nikollov dhe z. Aleksandar Nikollovski.   

Në fund të debatit, Komisioni me 6 vota "për" dhe 2 "të përmbajtur", konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit që ta shqyrtojë dhe miratojë ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimeve publike në depozitë të përhershme në shoqërinë SHA për hulumtim, projektim, prodhim dhe ndërtim të objekteve industriale energjetike me përgjegjësi të plotë EMO Ohër. 

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute për sigurim të detyrueshëm social u parashtruan 3 amendamente nga propozues të autorizuar: z. Marjanço Nikollov, z. Mile Andonov, z. Stojko Paunovski, z. Samka Ibraimovski, z. Pançe Orcev dhe z. Borçe Stavrov, të cilat Komisioni me dy vota "për" dhe "gjashtë "kundër" nuk i miratoi.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me propozim të znj. Liljana Kuzmanovska, Komisioni për Financim dhe Buxhet për Propozim-ligjin parashtroi një amendament të cilin Komisioni njëzëri e miratoi. Amendamenti është i natyrës teknike.

Komisioni me gjashtë vota "për" dhe "dy vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute për sigurim të detyrueshëm social. 

Click