Aktivitetet



E enjte, 15 shtatorë 2011

Mbledhja e dytë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dytë të mbajtur më 14 shtatorë të vitit 2011, si trup punues amë, në leximin e dytë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësinë veterinere – leximi i II;  
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkësitë e ujërave – leximi i II; 
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për material reproduktiv nga llojet e drurëve pyjorë – leximi i II;   
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore – leximi i II; 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve – leximi i II; 
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hedhurinat – leximi i II; 
  7. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për gjueti – leximi i II; 
  8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për preparatet veterinere-mjekësore – leximi i II;  
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve  – leximi i II; 

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Zëvendëskryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave, z. Pançe Orcev, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ishin të parashtruara nga dy amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësinë veterinere, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkësitë e ujërave – leximi i II dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për material reproduktiv nga llojet e drurëve pyjorë – leximi i II, të cilat Komisioni nuk i miratoi.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore – leximi i II dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve – leximi i II, do të përgatitet propozim i plotësuar.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hedhurinat u parashtruan gjithsej  10 amendamente, nga të cilat 4 u miratuan, ndërsa 6 Komisioni nuk i miratoi.

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, edhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave parashtroi 1 amendament dhe të njëjtin njëzëri e miratoi.

Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për gjueti, zëvendëskryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave, z. Pançe Orcev, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk ka amendamente të parashtruara.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për preparatet veterinere-mjekësore, në afatin e caktuar u parashtruan 4 amendamente, ndërsa në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve u parashtruan 7 amendamente, të cilat Komisioni nuk i miratoi.

Pas debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave konkludoi që Propozim-ligjet e propozuara të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click