Aktivitetet



E martë, 23 gusht 2011 

MBLEDHJA E DYTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dytë, të mbajtur më 22 gusht 2011, si trup punues amë, i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale (leximi parë);
  2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për energjetikë (leximi parë); 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës (leximi parë);
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurinë e prodhimeve (leximi parë); 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë (leximi parë); 
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji (leximi parë);
  7. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të sendeve nga metalet e çmueshme (leximi parë);
  8. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e topografisë së qarqeve integrale (leximi parë); 
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik (leximi parë);
  10. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për prodhime ndërtimore (leximi parë); 
  11. Statutin e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë (faza e parë).

Arsyetim të Statutit të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë dha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Z. Dimitar Petrov, ndërsa dhjetë Propozim-ligjet tjera i arsyetoi Z. Ançe Trifunov, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë. 

- Sekretari shtetëror Trifunov theksoi se ndryshimet e propozuara në të gjithë dhjetë Propozim-ligjet të cilët i arsyetoi, janë në drejtim të harmonizimit me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative me institutin heshtja është aprovim.

Ai dha saktësim plotësues se ndryshimet e propozuara në Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për siguri të prodhimeve, i përmbajnë edhe zgjidhjet vijuese: mundësimin e personave të huaj të pavarur juridik të akredituar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian ose vendet-kandidate për anëtarësim në BE, me kusht që trupat e tyre të akredituar në sferën adekuate të jenë nënshkrues të Marrëveshjes për njohje të ndërsjellë të akreditimit (MLA) dhe të kenë të drejtë të jenë të autorizuar në Republikën e Maqedonisë për dhënie të shërbimeve në sferën e vlerësimit të përshtatshmërisë për prodhime të caktuara në Republikën e Maqedonisë.

Sa i përket Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, ai ka për qëllim edhe harmonizimin e Ligjit me ndryshimet e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në raport me kompetencën e komisioneve të shkallës së dytë dhe Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendosje në Procedurë Administrative dhe Procedurë nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë. 

Në Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për prodhime ndërtimore, përsëri, janë përfshirë procedurat të cilat sipas detyrës zyrtare duhet t’i  zbatojë personi zyrtar i  cili vepron për lëndë të caktuar, përkatësisht me kërkesë të qytetarit gjatë së cilës gjë është e nevojshme të bashkëngjiten dokumente në bazë të cilëve do të mund të veprohet për kërkesën e paraqitur.  Gjithashtu, caktohen edhe afate për zbatimin e kësaj procedure.  Plotësimet e Ligjit e përfshijnë edhe zgjidhjen që ka të bëjë me zgjidhjen e kërkesës së palës në afatin e caktuar ligjor, përkatësisht procedurat nëse nuk respektohet afati i caktuar, duke përfshirë edhe procedurat ankuese. 

  • Komisioni për Çështje Ekonomike me pesë vota “për” dhe tre “kundër”, konkludoi se të gjithë dhjetë Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

- Lidhur me Statutin e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë (faza e parë), Z. Dimitar Petrov theksoi se në bazë të Ligjit të ri për energjetikë, Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë ka obligim, më saktësisht definuar në nenin 15 paragrafi 4, të miratojë statut për punën e tij dhe të njëjtin ta dorëzojë në aprovim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Përndryshe, Statuti aprovohet për herë të parë, nga shkaku që në Ligjin e mëparshëm për energjetikë nuk ekzistonte obligimi i këtillë. 

U tregua se Statuti i Komisionit Rregullator për Energjetikë i rregullon statutin, emrin, selinë, vulën, kompetencat, përbërjen, financimin, transparencën e punës së akteve të përgjithshme, bashkëpunimin me institucionet dhe trupat adekuat të vendit dhe të huaj, organizimin e brendshëm dhe kompetenca tjera të Komisionit Rregullator për Energjetikë. 

Komisioni për Çështje Ekonomike, me pesë vota “për” dhe tre “të përmbajtur”, në përputhshmëri me nenin 187 paragrafi (1) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i propozoi Komisionit Juridiko-Ligjvënës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t’i inkorporojë vërejtjet nga Mendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe t'i dorëzojë deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë.

Click