Aktivitetet



E martë, 23 gusht 2011

MBLEDHJA E DYTË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të dytë, i shqyrtoi:                                                                        

  1. Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për privilegje dhe imunitete të Qendrës për zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore;
  2. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për nxitje  dhe mbrojtje reciproke të investimeve; 
  3. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Akademisë për Antikorrupsion si organizatë ndërkombëtare;
  4. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për marrjen e personave me hyrje ose qëndrim jolegal;
  5. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për rregullimin e regjimit për komunikacion kufitar lokal ;
  6. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për garant ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për implementimin e mbështetjes financiare ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Nacionale të Republikës së Turqisë;
  7. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi;
  8. Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit plotësues të Marrëveshjes për ndryshimin dhe pranimin e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë; 
  9. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat.

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë Z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në përputhshmëri me nenin 189 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni i shqyrtoi të gjitha Propozim-ligjet dhe për tekstin e ligjeve nuk propozoi ndryshime dhe plotësime.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për marrjen e personave me hyrje ose qëndrim jolegal, u theksua se lëndë e readmisionit  janë të gjithë personat fizikë – shtetas, personat që kanë shtetësi të dyfishtë ose nuk kanë shtetësi, dhe se në rastin konkret me Republikën e Serbisë, kjo procedurë do të zgjidhet në bazë të Marrëveshjes dhe në bazë të parimeve të përgjithshme të përmbajtura në konventat ndërkombëtare. 

U sqarua se ekstradimi i personave me shtetësi të dyfishtë për të cilët është ngritur procedurë penale, nuk është lëndë e rregullimit të këtij ligji dhe se i njëjti e rregullon vetëm qëndrimin jolegal të personave, pa dallim nga ajo se bëhet fjalë për persona të cilët kanë një shtetësi, persona të cilët nuk kanë shtetësi ose kanë shtetësi të dyfishtë.

- Për Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për rregullimin e regjimit  për komunikacion  kufitar lokal, u sqarua se me këtë Marrëveshje do të përfshihen të gjitha njësitë që janë 30 kilometër të larguara nga kufiri tokësor.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, i autorizuari nga Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi se kjo Marrëveshje është në harmonizim me standardet evropiane dhe se në asnjë aspekt nuk është në kundërshtim me legjislacionin evropian.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat, Z. Stevçevski theksoi se duke marrë parasysh që Mbretëria e Norvegjisë është shtet ekonomikisht i fuqishëm, lidhja e marrëveshjeve të këtilla do të kontribuojë në tërheqjen e investimeve norvegjeze dhe në avancimin e zhvillimit ekonomik të shtetit tonë.  Ai shtoi se marrëveshjet e këtilla janë të lidhura me të gjitha vendet e rajonit dhe me pjesën më të madhe të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian. 

  • Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi që t’i propozojë Kuvendit t’i shqyrtojë të gjitha Propozim-ligjet dhe t’i miratojë Ligjet. 
Click