Aktivitetet



E premte, 19 gusht 2011

MBLEDHJA E DYTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dytë të mbajtur më 18 gusht 2011, si trup punues amë, i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për menaxhim me paketim dhe hedhurina paketimi – leximi I; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës – leximi I; 
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur - leximi I; 
  4. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore – leximi I.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë Z. Abdulaqim Ademi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Në arsyetimin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për menaxhim me paketim dhe hedhurina nga paketimi – leximi I; Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës – leximi I; Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur - leximi I përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për menaxhim me paketim dhe hedhurina nga paketimi –leximi I dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës – leximi i I mori pjesë deputeti Z. Pançe Orcev.

Në fund Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e miratoi Konkluzionin vijues:

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për menaxhim me paketim dhe hedhurina nga paketimi – leximi I, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës – leximi I dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur - leximi I; nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilët duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Në mbledhjen e Komisionit për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe të objekteve tjera infrastrukturore – leximi I në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë Z. Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Në diskutim lidhur me Propozim-ligjin morën pjesë deputetët Z. Pançe Orcev, Znj. Liljana Zaturovska dhe Z.  Sllave Goshev.

Në fund Komisioni e miratoi Konkluzionin vijues:

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe të objekteve tjera infrastrukturore – leximi I nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilët duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Komisioni nuk debatoi lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike - leximi I dhe Statutin e Agjencisë së Postave (faza e I) sepse materiali u tërhoq nga propozuesit.

Click