Aktivitetet



E premte, 4 nëntor 2011

MBLEDHJA E DYTË E KOMISIONIT PËR VETADMINISTRIM LOKAL

Komisioni për Vetadministrim Lokal i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pestë, të mbajtur me 31 tetor 2011, si trup punues amë shqyrtoi

  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin  e Ligjit për Qytetin e Shkupit - lexim i dytë.

Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deri në afatin e paraparë për parashtrimin e amendamenteve, u parashtruan tre amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Në diskutimin lidhur me pikën e rendit të ditës morën pjesë deputetët: z. Xhevat Ademi, z. Bllagoja Stojanovski, z. Pance Orcev, z. Bekim Fazliu, z. Orhan Ibrahimi, z. Gazmend Aliji, z. Izet Zeqiri, z. Nexhati jakupi, z. Zijadin Sela, znj. Beti Kuzmanovska dhe ministri i Vetadministrimit Lokal, z. Nevzat Bejta.

Komisioni për Vetadministrim Lokal në mbledhjen i shqyrtoi të tre amendamentet e propozuara, por nuk miratoi asnjë.

Në fund të debatit, Komisioni e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

 

 

 

Click