Aktivitetet



E premte, 29 korrik 2011

MBLEDHJA E DYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dytë të mbajtur më 26 korrik 2011, si trup punues amë e shqyrtoi:

  • Raportin vjetor për punën e Agjencie për Supervizion të Sigurimit në vitin 2010;
  • Raportin vjetor të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2010;
  • Raportin vjetori të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për gjendjet dhe qarkullimet e tregut të sigurimit në Republikë n e Maqedonisë në vitin 2010;
  • Raportin financiar të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2010;
  • Raportin financiar të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011;

- Arsyetim hyrës për Raportin vjetor punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2010, dha kryetari i Këshillit të Ekspertëve, z. Klime Poposki.

Ai theksoi se si dëshmi kryesore për procesin e punës së Agjencisë, mund të theksohen konkluzat e Komisionit Evropian në Raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë në afrimin në UE, ku në segmentin e sigurimit të tregut, kurse posaçërisht në segmentin e supervizionit të veprimtarisë së sigurimit është shënuar përparim i rëndësishëm. 

Agjencia për Supervizion të Sigurimit në vitin 2010 ka qenë aktive në disa sfera, veçanërisht në ato të cilat dalin si obligim nga Ligji për supervizion të sigurimit dhe Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion.

Në vitin e kaluar, vëmendje më e madhe është përkushtuar në rregullativën, me ç'rast janë miratuar një sërë rregullore dhe akte tjera nënligjore. Janë miratuar 12 rregullore të cilat janë nga segmenti i licencimit dhe nga sfera e kontabilitetit, financave dhe revizioni, si dhe nga sfera e supervizionit dhe statistikës. 

Nga viti 2010 Agjencia për Supervizion të Sigurimit është anëtare e plotë në Asociatës Ndërkombëtare të Supervizorëve të Sigurimit me emrin kushtetues. 

Komisioni njëzëri konkludoi ti propozojë Kuvendit për ta miratuar  Konkluzën si vijon:

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2010;

2. Kjo konkluzë së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave dhe në Agjencinë për Supervizion të Sigurimit.

- Në lidhje me Raportin vjetor të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2010, arsyetim hyrës dha zëvendësi i revizorit kryesor shtetëror, z. Naser Ademi.

Ai theksoi se me miratimin e Ligjit të ri për revizion shtetëror, u harmonizua puna në këtë institucion të lartë të revizionit me standardet e Unionit Evropian.

Në vitin 2010 Enti Shtetëror për Revizion ka kryer 87 revizione dhe janë lëshuar 202 raporte të revizionit, me çka vazhdon trendi pozitiv i rritjes së numrit të revizioneve.

Në raportet e revizionit në vitin 2010 në përgjithësi mbahet trendi i mendimit pozitiv edhe atë me 43,8%, kurse zvogëlohet numri i mendimeve negative dhe të përmbajturit nga dhënia e mendimit. Është me rëndësi që me revizion janë përfshirë 43 subjekte te të cilat për herë të parë kryhet revizioni, që paraqet 53% nga numri i përgjithshëm i subjekteve lëndë e revizionit në vitin 2010. 

Në vitin 2010 është kryer revizion i Buxhetit Qendror, buxheteve të fondeve, trupave rregullator, Drejtorisë për të Hyrat Publike institucioneve në sferën e arsimit dhe shëndetësisë si segmente të rëndësishëm në shoqëri, 18 njësi të vetadministrimit lokal dhe i Ministrisë së Vetadministrimit Lokal.

Enti Shtetëror për Revizion edhe më tutje vazhdon të bashkëpunojë me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Prokurorinë Publike dhe Komisionin Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit, në funksion të përmirësimit të mbikëqyrjes dhe shpenzimit të mjeteve publike.

Njëkohësisht, është realizuar edhe bashkëpunim ndërkombëtarë i frytshëm me institucione tjera të larta të revizionit dhe institucione ndërkombëtare, me qëllim të këmbimit dhe fitimi të përvojave të reja nga sfera e revizionit të sektorit publik.

Në bazë të diskutimit, Komisioni me 7 vota "për" dhe 3 "kundër", konkludoi që ti propozojë Kuvendit për ti miratuar  Konkluzat në vijim:

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin vjetor të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2010;
2. Kuvendi konstaton se Enti Shtetëror për Revizion si institucion suprem i pavarur i revizionit për revizion të jashtëm, aktivitet i kryen në pajtim me kompetencat e parapara në Ligjin për revizionin shtetëror;
3. Kuvendi gjithashtu konstatoi se Raporti jep pasqyrim të revizioneve të kryera dhe të zbatimit të rekomandimeve të dhëna na raportet e revizionit dhe se numri më i madh i subjekteve të cilat kanë qenë lëndë e revizionit veprojnë sipas rekomandimeve  të Entit Shtetëror për Revizion, që paraqet përparim në drejtim të shfrytëzimit me dedikim dhe në mënyrë racionale të mjeteve publike;
4. Për shkak të suksesit edhe më të madh në realizimin e revizioneve te subjektet të cilat janë lëndë e revizionit në pajtim me Programin vjetor për punën e Entit Shtetëror për revizion, Kuvendi konsideron se Enti Shtetëror për revizion duhet të vazhdojë ti përcjell  arritjet e reja të praktikës metodologjike dhe praktikës së revizionit në botë në organizim të Organizatës ndërkombëtare të institucioneve supreme të revizionit (INTOSAI) dhe trupave të tjerë për zhvillimin dhe vendosjen e standardeve profesionale;
5. Kjo konkluzë së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave dhe në Entin Shtetëror për Revizion.

- Kryetari i Këshillit të Ekspertëve, z. Klime Poposki, në arsyetimin hyrës për Raportin vjetor të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për gjendjet dhe qarkullimet në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë, theksoi se në tregun e sigurimin, në vitin 2010 ekziston qarkullim pozitiv. Tregu i përgjithshëm i shprehur përmes premisë bruto të policave është rritur për 4.8%.

Struktura pronësore është e tillë që nga 14 shoqëri për sigurim, vetëm një është në pronësi dominuese të aksionarëve nga Republika e Maqedonisë, kurse shoqëritë tjera janë në pronësi të aksionarëve të huaj.

Në lidhje me stabilitetin e tregut për sigurim, ekzistojnë disa indikatorë të cilët mund të ndihmojnë që të matet ai stabilitet. Sipas indikatorit margjina e solvencës, kompanitë kanë për 3,7 herë nivel më të madh të kapitalit nga ajo që ju nevojitet. Kjo tregon se shoqëritë për sigurim kanë kapitalizim solid  dhe janë në gjendje të mirë financiare.

Komisioni njëzëri konkludoi që ti propozojë Kuvendit për ta miratuar Konkluzën si vijon:

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin vjetori të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për gjendjet dhe qarkullimet e tregut të sigurimit në Republikë n e Maqedonisë në vitin 2010;

2. Kjo konkluzë së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave dhe në Agjencinë për Supervizion të Sigurimit.

- Për Raportin financiar të Agjencisë për supervizion të Sigurimit për vitin 2010, kryetrari i Këshillit të Ekspertëve theksoi se sipas të dhënave të përfshira në këtë raport, mund të shihet se Agjencia ka tepricë prej 22 milion denarë, të cilat vihen në fondin rezervë.

Nga Raporti vërehet se shuma më e madhe e shpenzimeve është evidentuar për marrjen me qira të hapësirës afariste, por ajo është rezultat i çmimeve adekuate të tregut të patundshmërive në Shkup.

Zë tjetër më i madh është shpenzimi për trajnime, seminare dhe konferenca, që është rezultat i nevojës për përforcimin e kapacitetit kadrovik të Agjencisë përmes edukimit adekuat për realizimin e funksionit të këtij trupi rregullator.

Komisioni njëzëri konkludoi që ti propozojë Kuvendit për ta miratuar  Konkluzën si vijon:

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin financiar për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2010;

2. Kjo konkluzë së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave dhe në Agjencinë për Supervizion të Sigurimit.

- Në lidhje me Raportin financiar të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, z. Poposki theksoi se ai është përpiluar në pajtim me dispozitat e Ligjit për supervizion të sigurimit, të cilat i caktojnë mënyrat dhe burimet e financimit dhe se është përpiluar në pajtim me nevojat financiare reale të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit.

Komisioni njëzëri konkludoi që ti propozojë Kuvendit për ta miratuar Konkluzën si :

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin financiar për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2011;

2. Kjo konkluzë së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave dhe në Agjencinë për Supervizion të Sigurimit.

Click