Aktivitetet



E premte, 2 dhjetor 2011

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtë, të mbajtur më 28 nëntor 2011, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për librat shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm, leximi i dytë; 
  • Vendim statutin për ndryshimin e statutit të Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip (faza e dytë).

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, e autorizuara znj. Millka Masnikosa, theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm, rregullohet procedura për sigurimin me libra shkollorë, e cila bazohet në analiza për përdorimin e librave shkollorë të bërë nga tre grupe punuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në gjashtë shkolla fillore dhe të mesme nga mjedise të ndryshme. 

Duke pasur parasysh konstatimin për dëmin minimal të librave, dhe për shkak ekonomizimit dhe efikasitetit, propozohet që përdorimi i librave shkollorë të vazhdohet edhe për tre vjet, ndërsa librat shkollorë të cilat nuk do të përdoren, Ministria në vijim do t'i plotësojë edhe sipas nevojës. Në aspekt të zbatimit të Ligjit në praktikë, propozohen edhe dispozita me të cilat rregullohet puna e Komisionit Nacional .  

Në diskutimin morën pjesë deputetët: z. Mitre Veljanoskim znj. Ana Pavllovska-Daneva, z. Izet Zeqiri, z. Gazmend Aliji, z. Dragisha Miletiq, znj. Biljana Kazanxhiska dhe z. Nikollçe Acevski.

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, komisioni me gjashtë vota "për" dhe katër "kundër", konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për librat shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Njëherit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë jep (dha) pëlqim për Vendim statutin për ndryshimin e Statutit të Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip dhe ky vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë".

Click