Aktivitetet



E enjte, 1 dhjetor 2011

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 6-të të mbajtur më 29 nëntor 2011, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarve të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, morën pjesë: z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Vojo Gogovski, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Zëvendësministri Konjanoski theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti morën pjesë: z. Pançe Orcev, z. Malisha Stankoviq, z. Vasko Pashovski, z.  Sllave Goshev, z. Svetllana Mazgalloska Vuçetiq, z. Rexhail Ismaili, z. Mevmed Xhemajloski, z. Borqe Stavrov dhe z. Dragisha Miletiq.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm: z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. 

Përfaqësuesi i Qeverisë, z. Runtevski theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit mori pjesë deputeti Borqe Stavrov, ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë mori pjesë deputeti Pançe Orcev.

Në fund, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, me 6 vota "për" dhe 5 vota "kundër" e miratoi Konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin në pikëpamje të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.
Click