Aktivitetet



E Premte, 11 nëntor 2011 

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtë, të mbajtur më 10 nëntor 2011, si trup i interesuar amë e shqyrtoi Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012. 

Arsyetim për Propozim-buxhetin dha përfaqësuesja e propozuesit, znj.Vera Prokoviq, udhëheqëse e sektorit në Ministrinë e Financave. 

U theksua se në bazë të rezultateve të realizuara pozitive ekonomike, të cilat u evidentuan në tremujorin e parë të vitit 2011, kur shkalla e PBV-së realizoi rritje prej 5.1% dhe në tremujorin e dytë me rritje prej 5.3%, pritjet janë se vitin e ardhshëm PBV-ja do të rritet për 4.5%.  Kjo rritje do të del si rezultat i vëllimit të zmadhuar të investimeve, me ç'rast pritet që investimet bruto të realizojnë rritje prej 8.5%. 

Politika fiskale për vitin e ardhshëm në mënyrë të përgjithshme do të jetë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe përkrahjes së ekonomisë maqedonase, dhe atë nëpërmjet vëllimit të zmadhuar të investimeve kapitale cilësore. 

Të hyrat e përgjithshme të Buxhetit të konsoliduar për vitin 2012 planifikohen në nivel prej 156.7 miliardë denarë, të cilat do të dedikohen për financimin e shpenzimeve në shumë prej 169.02 miliardë denarë. 

Shpenzimet për pagesën e rrogave planifikohen në nivel të njëjtë krahasuar me këtë vit. Duke filluar nga muaji dhjetor 2012 do të fillojë realizimi i zmadhimit gradual të rrogave, në pajtim me programin e Qeverisë, me efekt efikas nga vitit 2013. 

Në kuadër të transferimeve, janë paraparë mjete për pagesë të rregullt dhe në kohë të pensioneve dhe kompensimeve për personat e papunësuar, shërbime shëndetësore dhe kompensime sociale. 

Në pjesën e subvencioneve dhe transferimeve, është përfshirë shumë e zmadhuar të mjeteve, veçanërisht subvencione në bujqësi dhe atë për 15 milion euro, përkatësisht në shumë të përgjithshme prej 130 milion euro. Në kuadër të subvencioneve, janë planifikuar mjete për realizimin e projektit të ri "Ble shtëpi, ble banesë". 

Janë paraparë shumë investime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore në shuma prej 7.5 miliardë denarë dhe këto investime janë më të larta për 42% në krahasim me vitin 2011. 

Lidhur me investimet në sferën energjetike dhe infrastrukturën komunale, u theksua se janë paraparë investime kapitale në shumë prej 2 miliardë denarë, në kuadër të të cilave është paraparë fillimi i sistemit gazpërçues, ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. 

Për avancimin e zonave zhvillimore teknologjike, janë paraparë mjete në shumë të zmadhuar prej 518 milion denarë. 

Në sferën e sektorit shëndetësor, janë planifikuar investime në shumë prej 2.5 miliardë denarë. 

Në sferën e arsimit dhe mbrojtjes shëndetësore, janë paraparë 2.4 miliardë denarë, të dedikuara për rikonstruktimin e shkollave fillore dhe të mesme, investime në infrastrukturën sportive, si dhe projekte tjera. 

Me qëllim të përforcimit të sektorit të bujqësisë, është planifikuar vëllim i zmadhuar i investimeve kapitale në shumë prej 1.3 miliardë denarë, të dedikuara për ndërtimin e hidrosistemeve, si dhe investimeve për përmirësimin e konkurrencës dhe modernizimit të ekonomisë bujqësore. 

Mjetet për financimin e deficitit të projektuar, të planifikuar në shumë prej 2.5% dhe shlyerja e borxheve ndaj shteteve të huaja, do të sigurohen nga burimet e huaja, siç janë kreditë e volitshme nga institucionet financiare ndërkombëtare, linjat kreditore të dedikuara për financimin e projekteve konkrete, si dhe nga burimet e vendit, përkatësisht nga letrat shtetërore me vlerë.

Gjithashtu, Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, për ndarjen 10001 të Ministrisë së Ekonomisë, e arsyetoi ministri i Ekonomisë, z.Valjon Saraqini.

Ai theksoi se Propozim-Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, për Ministrinë e Ekonomisë janë paraparë mjete në shumë prej 1.067 miliardë denarë, që është për 181.59 milion denarë më shumë në krahasim me vitin 2011. 

Zmadhimi është në pjesën e shpenzimeve kapitale, dhe atë për 53,76%.  Për mallrat dhe shërbimet janë paraparë më pak mjete për 33.62%.  Për subvencione dhe transferime janë paraparë më shumë mjete për 25%, për pagesa të kamatës janë paraparë më shumë mjete në krahasim me vitin 2011 për 14.95% dhe për pagesën e kryegjësë janë paraparë më pak mjete për 3.2%. 

Janë paraparë mjete në shumë të përgjithshme prej 563.4 milion denarë ose 52.8% për aktivitete programike të cilat hyjnë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe atë për Drejtorinë për zonat zhvillimore industriale teknologjike, Agjencinë për energjetikë, Institucionet për standardizimin, Institutin për akreditim dhe Agjencia për përkrahjen e sipërmarrësisë. 

Gjithashtu, janë paraparë edhe mjete në shumë të përgjithshme prej 503.7 milionë denarë për aktivitetet në pjesën e Politikës industriale, Zhvillimit të energjetikës, Kontrollit të tregut, Promovimit ekonomik, Zhvillimit të turizmit, Shfrytëzimit të resurseve natyrore, Tregut të brendshëm dhe Përkrahjes së zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. 

Në kuadër të aktiviteteve programike në vitin 2012 në pjesën e energjetikës, është paraparë krijimi i mjedisit për futjen e efikasitetit energjetik në ndërtesat në Republikën e Maqedonisë, realizimi i aktiviteteve në lidhje me potencialet hidroenergjetike të lumit Vardar, shërbime konsultuese për përpunimin e studimit për zhvillimin dhe distribuimin e gazit ndërkombëtar, subvencione për blerjen e sistemit solar dhe termalë dhe ngjashëm. 

Në pjesën e programit për shfrytëzimin e resurseve natyrore, u theksua se vazhdojnë aktivitetet e filluara në pjesën e hulumtimeve gjeologjike themelore për gjetjen e energjisë gjeotermale, në pjesën e hulumtimeve të detajuara të lëndëve të para energjetikë minerale dhe zhvillimi i softuerit për kontroll të vendburimeve. 

Në sferën e turizmit, është paraparë vazhdimi me realizimin e projekteve, siç është projekti Makedonsko sello, fillimi me përpunim dhe futje të llogarisë satelitore turistike në bashkëpunim me Entin shtetëror për statistikë, përpunimi i VEB-portalit për turizëm rural dhe rrjetëzim të etno fshatrave, implementimi për zhvillimin e rajonit të malit Shar, si dhe projekte për nxitjen e llojeve alternative të turizmit. 

Gjithashtu, është paraparë të vazhdohet aktiviteti për përkrahjen e tur-operatorëve nga disa vende të huaja, si dhe subvencionimi i manifesteve turistike të ndryshme dhe forumi në këtë sferë të rëndësishme. 

Në pjesën e politikës industriale, u theksua se vazhdojnë aktivitetet në pjesën e kompensimit të pjesës së shpenzimeve të subjekteve afariste për përforcimin e kapaciteteve dhe krijimin e prodhimeve konkurruese. 

Gjithashtu, vazhdojnë aktivitete për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të përfshirë në procesin e organizimit të seminareve dhe trajnimeve të ndryshme dhe ngjashëm. 

Në pjesën e investimeve dhe përgjegjësisë shoqërore, janë paraparë aktivitetet të cilat dalin nga CIP projekti. 

Në kuadër të administratës, u theksua se vazhdojnë aktivitetet rreth harmonizimit me legjislacionin e Unionit Evropian. 

Në pjesën e përkrahjes së zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, vazhdojnë aktivitetet për kofinancimin e projekteve për përkrahje dhe promovim të zejtarisë, kompensimit të pjesës së shpenzimit të subjekteve afariste dhe certifikim i sistemeve për kualitet ndaj ISO standardeve. 

Gjithashtu, është paraparë edhe kompensimi i pjesës së shpenzimeve të subjekteve afariste për sistemin e kualitetit HASAP. 

Për vitin 2012 është paraparë vazhdimi me aktivitetet ndërtimore të objekteve infrastrukturore në Zonat zhvillimore teknologjike-industriale Shkup2, Tetovë dhe Shtip, si dhe vazhdimi me aktivitetet ndërtimore të objekteve infrastrukturore jashtë kufirit të të njëjtëve. Gjithashtu, është paraparë të fillohet me ndërtimin objekteve infrastrukturore në kufijtë e zonave zhvillimore teknologjike-industriale në Prilep, Gjevgjeli, Radovish, Kërçovë, Strumicë, Strugë dhe Rankovce, si dhe përpunim të dokumentacionit të tyre.

Në debatin mori pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike z. Ljubisav Ivanov Xingo; anëtarët: z. Nikollçe Acevski, z. Stojko Paunovski, z. Gazmend Aliji dhe z.  Marjanço Nikollov; zëvendësanëtari z.  Izet Zeqiri dhe ministri i Ekonomisë, z.  Valjon Saraqini.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike me shumicë votash konkludoi që Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe raportin nga mbledhja ta dorëzojë te Komisioni për Financim dhe Buxhet si trup punues amë.

Për Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, Komisioni për Çështje Ekonomike nuk parashtroi amendamente. 

 

Click