Aktivitetet



E premte, 2 dhjetor 2011

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të gjashtë, si trup i interesuar punues, në leximin e parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barnat dhe mjetet ndihmëse mjekësore; 
  • Propozim-ligjin për supervizion plotësues të konglomeratëve financiarë.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë, i cili e arsyetoi nevojën për miratimin e Ligjit në aspekt të harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Mile Paçemski, znj. Stanka Anastasova dhe znj. Marinella Tusheva.

Në lidhje me Propozim-ligjin për supervizion plotësues të konglomeratëve, në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte e pranishme znj. Lençe Tagasovska, udhëheqëse e Sektorit në Ministrinë e Financave, e cila e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit në aspekt të harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Ne debatin morën pjesë deputetët: znj. Marinella Tusheva, z. Pavle Trajanov dhe z.  Mile Paçemski.

Në fund të debatit, Komisioni me nga dhjetë vota "për" konkludoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtejmë, për harmonizimin e tyre me të drejtën e BE-së.

 

 

Click