Aktivitetet



E hënë, 26 shtator 2011

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e gjashtë e mbajtur më 22 shtatorë 2011, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve për Marrëveshjen për hua për financim të Projektit HE Ura e Boshkut, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe SHA ELEM-it, me procedurë të shkurtuar;
  • Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve për Marrëveshjen Financiare, i dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare – faza II, që do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës së Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar; 
  • Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim në Këshillin e Evropës për Marrëveshjen Kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për ndërtim të sallave të fizkulturës në shkolla fillore dhe rehabilitim të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar; 
  • Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë me pjesën e parë të huas në Bankën Investuese Evropiane për Marrëveshjen Financiare për Projektin për ndërtim të autostradës në Korridorin X, në pjesën Demir’Kapi‘- Smokvicë, me procedurë të shkurtuar; 
  • Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Qytetit të Shkupit te Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin “Me kapacitete të reja për komunikacionin efikas për Shkupin më të pastër” pa lëshimin e garancisë shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
  • Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve për Marrëveshjen për hua për financim të Projektit HE Ura e Boshkut, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe SHA ELEM-it dha zëvendësministri i financave z. Nedim Ramizi.

Ai theksoi se Projekti HE Ura e Boshkut paraqet sistem të ndërlikuar hidroenergjetik me të cilin parashikohet shfrytëzimi i plotë i hidropotencialit të Lumit të Vogël, përkatësisht degëve të tij Lumi Tresoneçka, Lumi i Jadovit, Burimi Rosoki, Lumi i Llazaropolit, Vallovnica, Lumi Garska, Zvonçicë dhe Beleshnicë, derdhja e të cilit gjendet në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë.   Për shfrytëzimin e Lumit të Vogël ekziston dokumentacion studimi i vëllimshëm nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, me të cilin janë shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për shfrytëzimin maksimal të ujërave nga derdhja.   Pikërisht, dokumentacioni teknik në nivel të Projektit Kryesorë, për fuqi të instaluar prej 45 MW është përpiluar në vitin 1983, ndërsa Studimi për realizueshmëri është përpunuar në vitin 2002, me konkludim esencial se për rritjen e rentabilitetit të Projektit HE Ura e Boshkut, është e domosdoshme të rritet fuqia e instaluar e centralit prej 45 MW në 70 MW. Projekti ideor për fuqi të instaluar prej 70 MW është përpunuar në vitin 2005, ndërsa dokumentacioni i tenderit për ndarjen e ndërtimit të objektit nëpërmjet koncesionit BOT është përpunuar në vitin 2008.

Me Projektin parashikohet ndërtimi i pendës dhe formimi i akumulimit, ujëmbledhësve në të gjithë degët e lumit nga derdhja e Lumit të Vogël, therkave, tuneleve, gypërçuesit dhe ndërtesës së makinerisë.   Penda do të ndërtohet në grykën e Jadovskës në Lumin Tresoneçkë nën fshatin Tresonçe.  E njëjta është e lartë 33 metra dhe mundëson hapësirë shfrytëzuese të akumulimit prej 858x103m3, me çka sigurohet akumulimi i ujit për disa ditë.  Hidroelektrana Ura e Boshkut parashikohet të punojë në orët e ngarkimeve ditore kulmore.   Me fuqi të instaluar prej 68,2 MW, elektrana do të punojë rreth 5 orë në ditë.  Numri i orëve punuese do të ndryshojë në varësi prej kushteve hidrologjike. Në pajtim me analizat e përpunuara në suazat e Projektit Ideor, HE Ura e Boshkut në vit mesatarisht do të prodhojë 117 GWh energji elektrike.

Zbatues i projektit do të jetë SHA ELEM dhe i njëjti pritet të mbarojë deri më 31 dhjetor të vitit 2016.

Shuma e përgjithshme e Projektit është vlerësuar në 107.000.000 euro. Për realizimin e Projektit është siguruar hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në shumë prej 65.000.000 euro, ndërsa SHA ELEM do të merr pjesë me mjete personale në shumë prej 42.000.000 euro. Në mënyrë të plotësuar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të sigurojë ndihmë teknike në lloj të grandit, në shumë të përgjithshme deri në 340.000 euro për financimin e punëve teknike, punëve lidhur me mjedisin jetësorë dhe shërbimet inxhinierie.
Si huamarrës paraqitet SHA ELEM, ndërsa Republika e Maqedonisë do të lëshojë garanci shtetërore.

Në debatin merrnin pjesë deputetët z. Marjanço Nikollov, z-nj Vlladanka Aviroviq, z. Romeo Trenov, z. Izet Zeqiri, z. Stojko Paunovski, z. Mile Andonov dhe z-nj. Liljana Kuzmanovska.

Projekti për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projektet tjera prioritare – faza e dytë parqet vazhdimin e realizimit të suksesshëm të projektit të parë. Faza e dytë nga ky projekt paraqet vazhdimin e përkrahjes së sektorit privat dhe është një nga masat kryesore të anti krizës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, theksoi zëvendësministri i financave z.  Nedim Ramizi në arsyetimin e Propozim-ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve për Marrëveshjen Financiare, i dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare – faza II, që do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës së Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit.

Mjetet e parapara për realizimin e fazës së dytë të këtij Projekti, arrijnë 50.000.000 EURO.  Huamarrës do të jetë BMMZH-ja, ndërsa Republika e Maqedonisë do të lëshojë garanci shtetërore.  BMMZH-ja do ta plasojë këtë linjë kreditore nëpërmjet bankave afariste deri te shfrytëzuesit përfundimtarë. Më së paku 70% nga kjo linjë kreditore do të jetë e dedikuar për financimin e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa me projektet tjera prioritare, të cilat mund të financohen me më së shumti 30% nga mjetet e parapara për këtë linjë kreditore nënkuptohet investime të vogla dhe të mesme, të cilat do të ndërmerren nga shfrytëzuesit përfundimtarë në cilën do madhësi në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, ekonomisë së bazuar në njohuri, energjisë, infrastrukturës (duke e përfshirë shëndetësinë dhe arsimin), industrisë, turizmit, tregtisë dhe veprimtarive tjera shërbyese.  Afati për pagesën e çdo transheje nga huaja mund të arrijë prej më së paku katër vite deri më shumë tetë vite nga data e tërheqjes së transhesë, me gjithsej grejs periudhën prej më së shumti dy vite nga data e tërheqjes së transhesë.  Afati për pagesën e huas do të caktohet për secilën transhe veçmas në ditën e dorëzimit të kërkesës për tërheqjen e mjeteve nga huaja nga ana e Bankës Maqedonase për Mbështetjen e Zhvillimit.  Transheja mund të paguhet edhe në mënyrë të njëhershme në ditën e cila është ndërmjet tre dhe pesë vite nga dita e tërheqjes së transhesë.

Ndërsa për Propozim-ligjin për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim në Këshillin e Evropës për Marrëveshjen Kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për ndërtim të sallave të fizkulturës në shkolla fillore dhe rehabilitim të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, zëvendësministri i financave z.  Nedim Ramizi theksoi se Projekti për ndërtim të sallave të fizkulturës në shkollat fillore dhe rehabilitim të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë paraqet vazhdim të bashkëpunimit të sukseseshëm ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bankës për Zhvillim në Këshillin e Evropës projekt i parë i përbashkët i të cilit në këtë sferë është Projekti për ndërtim dhe pajisje të sallave të fizkulturës në shkollat e mesme në shumë prej 14.300.000 EURO prej të cilave 12.500.000 EURO hua nga BQE-ja dhe 1.800.000 euro nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Me këtë hua u përfshi ndërtimi ose rikonstruktimi i 30 sallave të fizkulturës. 

Projekti për ndërtim të sallave të fizkulturës në shkollat fillore dhe rehabilitim të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë ka për qëllim përparimin e edukatës fizike, si dhe përmirësimin e kushteve të përgjithshme për të mësuarit e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Projekti përbëhet prej dy komponentëve:

Ndërtim dhe pajisje të 70 sallave të fizkulturës në shkollat fillore në drejtim të përmirësimit të gatishmërisë fizike dhe shëndetit të nxënësve, ndërsa me atë edhe përmirësim të aftësisë së tyre për plotësimin e qëllimeve dhe obligimeve arsimore. përfitim të drejtpërdrejtë nga komponenti i tillë i projektit do të kenë rreth 42.000 nxënës të cilëve do t'u mundësohen kushte për përcjelljen e mësimit për edukatë fizike, ndërsa do të përfshihen gjithsej 50 komuna dhe 
do të mundësohet renovim i rreth 240 shkollave fillore dhe të mesme të cilat do të përfshijnë:  rikonstruktim të çative në 49 shkolla; instalim të sistemit për ngrohje në 30 shkolla; zëvendësim të dritareve të vjetra në 41 shkolla; rikonstruktim të nyjave sanitare në 53 shkolla; zëvendësim të dyshemeve në 19 shkolla; sanim të instalimit elektrik në 20 shkolla dhe punë urgjente ndërtimore të cilat janë paraqitur gjatë realizimit të projektit.

Realizimi i kësaj pjese të projektit është në drejtim të sigurimit të rrethinës adekuate dhe kushteve të përmirësuara për veprimtarinë arsimore. Përfitim të drejtpërdrejtë nga komponenta e dytë e këtij projekti do të kenë rreth 110.000 nxënës dhe mësues, ndërsa do të përfshihen 51 komuna. Vlera e përgjithshme e Projektit për ndërtimin e sallave të fizkulturës në shkollat fillore dhe për rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë është 45.000.000 EURO. Banka për zhvillim te Këshilli i Evropës do të merr pjesë në financimin e saj me 67% nga vlera e përgjithshme e Projektit, përkatësisht me 30.000.000 EURO, ndërsa Republika e Maqedonisë do të merr pjesë në realizimin e këtij Projekti me 33% nga vlera e përgjithshme, përkatësisht me 15.000.000 EURO. Afati i pagesës së çdo transheje, mund të jetë më së shumti 20 vjet, me grejs periudhë të përfshirë deri më 5 vjet. Huaja do të tërhiqet në disa transhe. Shuma e çdo transheje do të caktohet varësisht nga progresi në ndërtimin e sallave të fizkulturës në shkollat fillore dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, si dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme. Shkalla e kamatës dhe valuta do të caktohen veç e veç për çdo transhe nga huaja në ditën e tërheqjes së saj. Shkalla e kamatës për servisimin e huas mund të jetë e ndryshueshme ose fikse.

Në debatin morën pjesë z. Nikollçe Acevski, z. Marjanço Nikollov, z. Romeo Trenov, z. Stojko Paunovski, z. Izet Zeqiri dhe znj. Svetllana Karapetrova.

Për Propozim-ligjin, Komisioni shqyrtoi 8 amendamente të parashtruara nga ana e deputetëve, dhe të njëjtët nuk miratuan në mbledhje.
Në lidhje me Propozim-ligjin për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë me pjesën e parë të huas në Bankën Investuese Evropiane për Marrëveshjen Financiare për Projektin për ndërtimin e autostradës në Korridorin X, në segmentin rrugor Demir Kapi-Smokvica (me procedurë të shkurtuar), zëvendësministri i Financave z. Nedim Ramizi theksoi se projekti për ndërtimin e autostradës në Korridorin X, në segmentin rrugor Demir Kapi-Smokvica është projekt i madh me të cilin parashihet ndërtim të segmentit të ri të autostradës Demir Kapi-Smokvica, në gjatësi prej rreth 28.18 km, në pajtim me Standardet Evropiane, me çka do të kompletohet aksi kryesor i Korridorit X që kalon nëpërmjet Republikës së Maqedonisë. Për shkak të ndërlikimit të terrenit në të cilin do të kryhen punët ndërtimore, Projekti është vlerësuar si mjaft i ndërlikuar dhe përfshin ndërtim të disa objekteve të mëdha të llojit të urave, tuneleve, mbikalimeve dhe udhëkryqeve.

Në pajtim me vlerësimin e Bankës Investues Evropiane (BIE), vlera e përgjithshme e Projektit është rreth 300.000.000 EURO, prej të cilave 271.500.000 EURO janë shpenzime investuese, ndërsa 28.500.000 EURO paraqesin rezervë për mbulimin e shpenzimeve të parashikueshme. Financimi i Projektit, përveç me huan nga BIE-ja do të bëhet edhe nga burime tjera:  grant mjete nga Bashkimi Evropian nëpërmjet IPA-s në shumë prej 45.000.000 EURO, hua nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) në shumë prej 90.000.000 EURO dhe mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë në shumë prej 6.150.000 EURO. 

Në fillim të vitit 2011 u miratua hua për këtë projekt në shumë prej 130.000.000 EURO. Huaja do të ndahet në dy pjesë nga 65.000.000 EURO, me ç'rast për çdo pjesë të huas do të lidhet Marrëveshje e veçantë financiare.  Huaja do të tërhiqet më së shumti në 5 transhe. Shuma minimale e një transheje, përveç për transhenë e parë dhe të fundit, do të jetë 10.000.000 EURO. Afati për pagesën e çdo transheje nga huaja është nga 4 vjet më së shumti deri në 25 vjet nga data e tërheqjes së transhesë, me grejs periudhë të përfshirë e cila mund të jetë ndërmjet 60 ditësh dhe 7 vitesh. Transheja mund të paguhet edhe me shumë të njëhershme në ditën e cila është ndërmjet 3 dhe 16 vitesh nga dita e tërheqjes së transhesë. Shkalla e kamatës dhe afati i pagesës do të caktohen veç e veç për çdo transhe nga huaja, në ditën e dorëzimit të kërkesës për tërheqjen e mjeteve nga huaja nga ana e Ministrisë së Financave, varësisht nga ajo se cila shkallë e kamatës është e volitshme për Republikën e Maqedonisë (fikse ose variabile). 

Në pajtim me nenin 15 të Rregullores për përcaktimin e marrëdhënieve të ndërsjella të organeve dhe strukturave të menaxhimit të decentralizuar me katër komponentët e para nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA) të Bashkimit Evropian realizimi i Projektit është obligim i Strukturës operative për zhvillim rajonal të cilën e përbëjnë Ministria e Financave - Sektori për Financim Qendror dhe Lidhje të Marrëveshjeve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Agjencia për Rrugë Shtetërore (Njësia për Realizimin e Projektit).

Vërtetim me shkrim për shkallën e pyllëzimit, e cila paraqet masë për zbutjen ndikimeve të dëmshme mbi mjedisin jetësor të cilat do të shkaktohen me realizimin e punëve ndërtimore lidhur me Projektin, në formë të: a)marrëveshjes bilaterale e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Huamarrësit dhe Komisionit Evropian të cilat kanë të bëjnë me kofinancimin e Projektit në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraaderuese në lloj të grantit ("IPA") të cilat përmbajnë dispozita të cilat kanë të bëjnë me pyllëzimin; b) IPA Aplikacionit për Projektin e miratuar nga ana e Komisionit Evropian ose c)nëse marrëveshja e lartpërmendur bilaterale për Projektin nuk është nënshkruar dhe IPA Aplikacioni për Projektin nuk është miratuar, plani për pyllëzim i dorëzuar te Banka në formë dhe përmbajtje e cila është racionalisht e pranueshme për Bankën. 

Në debatin morën pjesë përfaqësuesit z. Stojko Paunovski, z.  Dragan Cuklev.

Arsyetim për Projekt-ligjin për ngarkimin me borxh të Qytetit të Shkupit në Bankën Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim sipas Marrëveshjen për Hua për Projektin "Me koncepte të reja për komunikacion më efikas ndaj Shkupit më të pastër" pa lëshimin e garancisë shtetërore, dha ministri i Financave z.  Nedim Ramizi. 

Ai theksoi se ky projekt do të realizohet në dy komponenta dhe atë: ndërtim të Qendrës për Menaxhim dhe Kontroll të Komunikacionit dhe Rehabilitim dhe Rikonstruktim të rr.Prvomajska. Një pjesë e mjeteve të nevojshme për realizimin e këtij projekti në shumë prej 5.600.000 euro do të sigurohen nëpërmjet huas nga BERZH-ja. Për atë qëllim, do të lidhet Marrëveshje për huan ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe BERZH-së për Projektin "Me koncepte të reja për komunikacion më efikas ndaj Shkupit më të pastër".  Qyteti i Shkupit do të merr pjesë edhe me mjete vetjake në shumë prej 1.71 milion euro të cilat do të dedikohen për TVSH, ekspropriacion dhe për shpenzime të parapara të cilat mund të paraqiten gjatë realizimit të projektit. Gjithashtu, për nevojat e projektit BERZH-ja siguroi edhe ndihmë teknike në shumë të përgjithshme prej 880.000 euro. Huaja do të paguhet me mjete nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Afati për pagesë është 12 vite, me grejs periudhë të përfshirë prej 3 vitesh. Shkalla e kamatës është e barabartë me EURIBOR gjashtë mujorësh i zmadhuar për 4.15% në nivel vjetor. Qyteti i Shkupit do t'i paguajë Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim provizion të njëhershëm në lartësi prej 67.200 euro. Për shumën e mjeteve të patërhequra nga huaja, Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim do t'i paguhet provizion në lartësi prej 0.6% nga shuma e mjeteve të patërhequra nga huaja në nivel vjetor. Për obligimet lidhur me huan të cilat nuk do të paguhen në afatet e parapara, do të paguhet kamatë ndëshkuese në lartësi të shkallës vjetore të kamatës e zmadhuar për 2% në nivel vjetor. Për nevojat e koordinimit, menaxhimit, përcjelljes dhe evaluimit të të gjitha aspekteve të implementimit të projektit, përfshirë edhe furnizimin e mallrave, shërbimeve dhe punëve ndërtimore për atë, Qyteti i Shkupit formoi Njësi për implementimin e projektit e përbërë nga përfaqësues të sektorëve kompetentë në administratën e qytetit, të emëruar nga ana e Kryetarit të komunës së Qytetit të Shkupit. 
Njësia do të ndihmohet nga e firmës konsultuese e financuar me grant mjete nga BERZH-ja. 

Në debatin mori pjesë deputetja znj. Vlladanka Aviroviq.

Në fund të debatit Komisioni konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk u plotësuan kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjeve të plotësuara dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t'i shqyrtojë dhe miratojë Propozim-ligjet e lartpërmendura.

Click