Aktivitetet



E premte, 4 nëntor 2011

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtë, e mbajtur më 31 tetor 2011, shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federative të Brazilit për heqjen e vizave; 
  • Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë për çështje doganore; 
  • Paraqitja e platformës për aktivitet diplomatike të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian, Andrej Lepavcov.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federative të Brazilit për heqjen e vizave; Komisioni njëzëri konkludoi t'i propozojë Kuvendit që ta shqyrtojë Propozim-ligjin dhe ta miratojë atë.

Kryetari i Komisionit, z.Antonio Milloshoski, e përshëndeti miratimin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë për çështje doganore, gjithashtu duke theksuar se Marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e komunikimit dhe përforcimit të efikasitetit në sferën e çështjeve doganore ndërmjet të dy shteteve.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi t'i propozojë Kuvendit që ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë për çështje doganore dhe të njëjtin ta miratojë.

Gjithashtu, si pikë e fundit në Komision u paraqit edhe platforma për aktivitet diplomatike të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian, N.E Andrej Lepavcov.
 

 

Click