Aktivitetet

E hëne, 27 tetor 2011

MBLEDHJA E KATËRT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për eurointegrime, sot e mbajti Mbledhjen e tij të katërt, në të cilën shqyrtoi Propozim-konkluzionet të Këshillit nacional për eurointegrime për Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Në debat morën pjesë: znj. Sillvana Boneva, kryetare e Këshillit; z. Antonio Milloshoski, z. Gordan Georgiev, z. Talat Xhaferi, z. Kenan Hasipi, deputetë dhe anëtare të Këshillit dhe z. Zhivko Mitrevski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Në mbledhjen e Këshillit ishin të pranishëm: z. Andrej Kalinovski nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë dhe znj.Marine Kurte, këshilltare për eurointegrime dhe çështje juridike në Delegacionin e Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Këshilli nacional për eurointegrime, me rastin e Raportit të Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, i miratoi Konkluzionet në vijim:

1. "Këshilli Nacional për Eurointegrime e përshëndet rekomandimin e përsëritur të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe thekson se rekomandimet nga Strategjia për zgjerim dhe sfidat kryesore 2011-2012, i japin nxitje të fuqishme procesit për integrim në Unionin Evropian, për vazhdimin e reformave politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e rajonit.

2. Këshilli konsideron se vlerësimet dhe komentet të përfshirë në Raportin janë pasqyrë të gjendjeve reale në Republikën e Maqedonisë për rezultatet e arritura në vitin 2011 në procesin e integrimit të saj në Unionin Evropian, për vendimet e ndërmarra, masat e implementuara dhe aktet e miratuara ligjore.

3. Këshilli angazhohet që subjektet kompetente me gjithë përgjegjësinë dhe kriticizmin t'i analizojnë vërejtjet në Raportin dhe të obligohen që t'i tejkalojnë dobësitë, veçanërisht ato të përmendura në konkluzionet dhe rekomandimet nga Strategjia për zgjerim dhe sfidat kryesore 2011-2012, me qëllim të ndërmarrjes së obligimeve për negociata paraaderuese. 
Në këtë drejtim, Këshilli propozon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë urgjentisht të përpilojë plan për realizimin e rekomandimeve të përfshirë në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, me bartës dhe afate për realizim.

4. Këshilli Nacional e përshëndet faktin se pjesa më e madhe e trupave punuese të Kuvendit e shqyrtuan Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 dhe me rastin e debatit miratuan konkluzione. Trupat punuese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë detyrohen që ta ndjekin Planin aksionar për realizimin e rekomandimeve nga Raporti për progresin për vitin 2011 si dhe Programin nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian.

5. Duke pasur parasysh përcaktimin strategjik dhe konsezual për aderim në Unionin Evropian, Këshilli thekson nevojën për përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në procesin e integrimit, mobilizim të përforcuar dhe inkuadrim në shoqërinë e përgjithshme, zmadhimin e promovimit të eurointegrimit në nivel lokal, nëpërmjet gjithë institucioneve dhe subjekteve kompetente në drejtim të ndërmarrjes së përgjegjësisë për negociata paraaderuese. 

6. Lëvizja e procesit për aderim për Republikën e Maqedonisë në fazën e ardhshme të integrimit evropian do të jetë përftim për momentumin e reformave, klimën e marrëdhënieve ndëretnike dhe do të ketë ndikim pozitiv mbi rajonin.

7. Në periudhën deri në mbajtjen e mbledhjes së këshillit të UE-së në dhjetor të vitit 2011, Këshilli thekson nevojën për inkuadrim aktiv të gjithë potencialit të shtetit në marrjen e datës për fillimin e negociatave, përgatitje efikase për realizimin e të gjithë aktiviteteve të cilat do të pasojnë pas marrjes së datës.  

8. Këshilli i thërret vendet anëtare të UE-së që në pajtim me propozimin e përsëritur të Komisionit Evropian, pa prolongim të miratojnë kalim në fazën e dytë të asociimit nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim ndërmjet Bashkësive Evropiane dhe vendeve të tyre anëtare nga njëra anë dhe Republikës së Maqedonisë nga ana tjetër. 

9. Këshilli me ankesë e shënoi mungesën e përdorimit të mbiemrit "maqedonas" në Raportin e Komisionit Evropian.
Këshilli e thërret Komisionin Evropian, që në pajtim me principin e respektimit të dallimeve evropiane, pa prolongim ta rishqyrtojë mospërdorimin e mbiemrit "maqedonas" në kontekst të veçorive gjuhësore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në pajtim me terminologjinë oficiale të Kombeve të Bashkuara.

10. Potencohet se mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë edhe zgjidhjen e pranueshme reciproke për çështjen e emrit, nën ombrellën e KB-së, mbetet si çështje kyçe në fazën e ardhshme të procesit eurointegrues. 
Këshilli Nacional për Eurointegrime e thekson nevojën për mbajtjen e dialogut greko-maqedonas dhe investim të përpjekjeve plotësuese për të gjetur kompromis.  Këshilli thekson se problemet bilaterale nuk janë pjesë e kritereve të Kopenhagës.
Në këtë drejtim Këshilli Nacional për Eurointegrime si trup i cili e paraqet konsensusin e përgjithshëm për anëtarësim në Unionin Evropian, mbetet në dispozicion për konsultime rreth zgjidhjes së mundshme.

11. Këshilli e thekson nevojën për mirëmbajtjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimit me vendet anëtare të UE-së që na përkrahin në rrugën e integrimit tonë, si dhe për avancimin e dialogut politik me strukturat e Unionit. 
Këshilli e nënvizon rëndësinë për përforcimin e pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë në aktivitetet dhe projektet rajonale të iniciuara nëpërmjet Këshillit Rajonal për Bashkëpunim dhe projekte të ardhshme në kuadër të perspektivës së re financiare për Strategjinë Evropa 2020.

12. Këshilli thekson se në përmbushjen e detyrave të caktuara, nevojitet që në kontinuitet, Republika e Maqedonisë të afirmohet pozitivisht si anëtare e ardhshme e Unionit Evropian.

13. Këshilli edhe në të ardhmen do të vazhdojë në mënyrë të angazhuar dhe të vazhdueshme ta realizojë rolin e forumit i cili kontribuon në avancimin dhe mbajtjen e dialogut politik dhe konsensusit shoqëror në procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë. 

14. Me konkluzionet e Këshillit Nacional për Eurointegrime për Raportin e Komisionit Evropian të njoftohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacioni i Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë. 

15. Konkluzionet e Këshillit të publikohen në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jenë të kapshme për opinionin e gjerë publik".  

Click