Aktivitetet



E premte, 21 tetor 2011

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMINË E UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e katërt, e mbajtur më 19 tetor 2011, si trup i interesuar punues e shqyrtoi:

  • Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, në pjesën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe znj. Svetllana Tomeska-Mickova, përfaqësuese nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Ministri Dimovski e arsyetoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, në pjesën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave në fjalimin e tij një nga një i arsyetoi tre kapitujt 11, 12 dhe 13 nga Raporti, me ç'rast theksoi se me të njëjtin është shënuar progres i dukshëm në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ndërsa si pozitive është vlerësuar miratimi i legjislacionit dhe investimet e rritura.  

Ai në mënyrë të veçantë i theksoi konstatimet se sistemi i integruar administrativ dhe kontrollues plotësisht është në funksion (SIAK), gjithashtu vuri theks të veçantë mbi faktin se Republika e Maqedonisë ka përparim të mirë në evidencën e kadastrës, që është 99% nga sipërfaqja e plotë e tokës, si dhe se regjistri i fermave është plotësisht funksional. 

Në mënyrë të veçantë u theksua se në Raportin është shënuar numri i pamjaftueshëm i të punësuarve në Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, por megjithatë në Agjencinë ka mjaftë të punësuar persona të edukuar për kryerjen e detyrave, që shihet edhe nga konstatimi se është arritur progres i rëndësishëm duke e krahasuar të njëjtin me Raportin nga viti 2010.

Në Raportin është shënuar progres i rëndësishëm në sferën e legjislacionit dhe harmonizimi i tij me legjislacionin e Evropës, që në mënyrë të veçantë duhet të potencohet si përparim i dukshëm i paraqitur në Raportin për vitin 2011.  

Është bërë përparimi i rëndësishëm në të gjitha segmentet e kësaj sfere në krahasim me Raportin për vitin 2010.  Duhet të përmendet se Republika e Maqedonisë i kushton vëmendje të mjaftueshme zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e elaboroi edhe kapitullin 12, me ç'rast theksoi se është arritur progres i mirë në parimet e përgjithshme, veçanërisht në sferën e sigurimit të ushqimit, veterinarisë, politikës fitosanitare, duke theksuar faktin se është miratuar ligj për sigurinë e ushqimit, është themeluar Agjenci e re e pavarur për ushqim dhe veterinari, si dhe për realizimin e programeve për shërimin e sëmundjeve te kafshët.  Kapaciteti administrativ i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, numri dhe zotësia e të punësuarve, është i pamjaftueshëm për realizimin përkatës të acquis, dhe në të ardhmen duhet t’i kushtohet vëmendje më të madhe kapacitetit administrativ, me qëllim që Republika e Maqedonisë t’i arrijë standardet e BE-së që do të çojnë në integrimin më të shpejtë të vendeve në BE-në.

Në kapitullin 13 Peshkataria është theksuar progres i kufizuar në sferën e menaxhimit të resurseve të flotës, është arritur progres i kufizuar në sferën e inspektimit dhe kontrollit me miratimin e legjislacionit sekondar të potencuar me miratimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë, progres është vërejtur në aktivitetet strukturore veçanërisht në peshkatarinë rekreative për të cilën janë  ndarë mjete plotësuese për skemat për përkrahjen e peshkatarisë.

Ministri Dimovski vlerësoi se në këtë sferë është arritur progres i caktuar. Kapacitetet administrative ende janë të pamjaftueshme, duke pasur parasysh faktin që vendi është kontinental dhe faktet e paraqitura për peshkatarinë nuk janë relevante.

Në fund tregoi se janë filluar përgatitjet ndërkombëtare për politikë të përbashkët për peshkatarinë.

Në diskutimin për Raportin morën pjesë deputetët: znj. Lençe Nikollovska, z. Goran Sugareski, z. Pançe Orcev, z. Rexhail Ismaili dhe z. Borçe Stavrov.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin si vijon:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e ujërave e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, me theks në pjesën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë me propozimet , sugjerimet dhe mendimet e theksuara, të paraqitura në mbledhjen e Komisionit.
Click