Aktivitetet



E Mërkur, 12 tetor 2011

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e katërt, e mbajtur me 10 tetor 2011, si trup punues amë, në lexim të parë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për koncesione dhe partneritet privat publik; 
  2. Propozim-ligj për Bashkësi të interesit ekonomik evropian

- Arsyetim për Propozim-ligjin për koncesione dhe partneritet privat publik dha përfaqësuesja e propozuesit, zëvendësministrja e Ekonomisë, znj. Katerina Kosteska. 

U theksua se qëllimi i ligjit të propozuar është që të sigurojë harmonizim të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian në sferën e partneritetit privat publik dhe koncesioneve, përkatësisht miratim të legjislacionit si supozim i domosdoshëm për rritjen e investimeve dhe për sigurimin e zhvillimit më dinamik dhe më të shpejtë ekonomik. 

Republika e Maqedonisë edhe deri më tani kishte një Ligj për koncesione dhe partneritet privat publik, i cili në Raportin e Komisionit Evropian gjithmonë ka qenë i shënuar se ka nevojë për harmonizim plotësues. 

Nga ato shkaqe, në bashkëpunim me SIGMA u përgatit dhe u bë një analizë të detajuar të ligjit ekzistues dhe u dhanë vërejtje dhe sugjerime konkrete për përpunimin e një teksti të qëndrueshëm i cili do të jetë plotësisht i harmonizuar me legjislacionin evropian. 

Në atë kuptim, që të arrihet niveli i duhur i harmonizimit me legjislacionin evropian në sferën e koncesioneve dhe partneritetit privat publik, u përgatit teksti i këtij Propozim-ligji, në të cilin në mënyrë përkatëse u implementua direktiva 2004/18/ e Bashkësisë Evropiane, e pranuar më 31 mars 2004. 

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi njëzëri se Propozim-ligji për koncesione dhe partneritet privat publik në leximin e parë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për Bashkësi të interesit ekonomik evropian, zëvendësministrja e Ekonomisë theksoi se me këtë ligj mundësohet zbatim konsekuent i Regullativës të Këshillit për Bashkësi të Interesit Ekonomik Evropian numër   2137 nga vitit 1985 dhe qëllimi kryesor i të cilit është harmonizimi me të drejtën e shoqërive tregtare të Bashkësisë Evropiane. 

Propozim-ligji bazohet në parimet të përfshirë në Regullativën për Bashkësi të interesit ekonomik evropian, përkatësisht mundësi të barabarta për të gjitha personat fizikë, shoqëritë tregtare, personat juridikë që të themelojnë Bashkësi të Interesit Ekonomik Evropian, në pajtim me qëllimet e këtij Propozim-ligji, ndalim për themelimin dhe realizimin e aktiviteteve të bashkësive që janë në kundërshtim me interesin publik të përcaktuar me ligj, publicitet në kuptim të zbulimit të të gjitha të dhënave relevante për bashkësinë për shkak të mbrojtjes së të drejtës së palëve të treta, përkatësisht kreditorëve, përgjegjësi të pakufizuar dhe solidar të anëtarëve të bashkësisë për obligimet e bashkësisë, përfshirë edhe ato lidhur me tatimet ose sigurimin social dhe liri për bartje të selisë së Bashkësive të Interesit Ekonomik Evropian. 

Duke marrë parasysh zbatimin e drejtpërdrejtë të Regullativës për Bashkësi të Interesit Ekonomik Evropian, Propozim-ligji, pas shembullit të legjislacionit të të gjithë vendeve anëtare, te të njëjtët ka fushëveprim të zbatimit vetëm për çështjet për të cilat me Regullativën në mënyrë eksplicite është theksuar se vendet anëtare me dispozitat nacionale nevojitet që të bëjnë rregullim plotësues të materialit, në pajtim me kushtet e tyre specifike. 

Në Kontekst të Republikës së Maqedonisë, me Propozim-ligjin është bërë harmonizim me Ligjin për shoqëri tregtare, ku bashkësitë e interesit ekonomik janë të rregulluara dhe të cilat me këtë propozim-ligj janë të barabarta sipas statusit të tyre ekonomik. 

Në atë kuptim, shfrytëzohet opsioni të cilin e lëshon Regullativa e Bashkësive të Interesit Ekonomik Evropian që të ketë cilësi të personit juridik, të ketë të drejta dhe obligime të njëjta si bashkësitë e interesit ekonomik, në emërtimin doemos duhet të qëndrojë shkurtesa BIEE, shfrytëzohet opsioni për përcaktimin e kushteve nën të cilat mund të themelohet dhe të menaxhohet me të njëjtët dhe të njëjtë janë kushtet si për themelimin dhe menaxhimin me shoqëritë tregtare dhe precizohet se krahas dokumenteve të cilat duhet t'i ketë Bashkësia e Interesit Ekonomik Evropian që të konsiderohet si e themeluar, të njëjtë duhet të parashtrohen në mënyrën dhe në procedurën e cila është e përcaktuar me dispozitat për shoqëri tregtare dhe sistem njësportel, ndërsa të cilat vlejnë për bashkësitë e interesit ekonomik. Për gjithë të tjerat në lidhje me Bashkësitë e Interesit Ekonomik, drejtpërdrejtë zbatohet Regullativa.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi njëzëri se Propozim-ligji për bashkësi të interesit ekonomik evropian në leximin e pare është i pranueshëm dhe duhet të jepet ne lexim te mëtutjeshëm. 

Click