Aktivitetet



E mërkurë, 14 shtator 2011

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT PËR FINANCIMIN DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të katërt, si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjet, si vijojnë:

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim (leximi i dytë), me numër arkivor 07-3068/1; 
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal mbi te ardhurat (leximi i dytë); 
3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i dytë), me numër arkivor 07-3069/1; 
4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për akciza (leximi i dytë); 
5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për revizion (leximi i dytë); 
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë (leximi i dytë); 
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transfer të shpejtë të parave (leximi i dytë); 
8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për punë devizore (leximi i dytë); 
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (leximi i dytë); 
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim (leximi i dytë), me numër arkivor 07-3365/1; 
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i dytë), me numër arkivor 07-3366/1; 
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion (leximi i dytë); 
13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese (leximi i parë), i parashtruar nga deputetet Dragan Cuklev, Pavle Trajanov, Talat Xhaferi, Harllampie Shokarovski, Liljana Kuzmanovska, Mihaillo Xhollonga dhe Xhevat Ademi.

- Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për akciza (leximi i dytë), Komisioni shqyrtoi katër Amendamente.  Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentet e parashtruara, ndërsa pas votimit, Komisioni nuk i miratoi amendamentet.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër “kundër” konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të Plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (numër arkivor 07-3069/1).

- Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për punën revizore (leximi i dytë), Komisioni shqyrtoi dy Amendamente. Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentet e parashtruara, ndërsa pas votimit, Komisioni nuk i miratoi të njëjtat.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër “kundër”, konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të Plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për plotësimin e Ligjit për punën revizore.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim me numër arkivor 07-3365/1, Komisioni si trup punues amë shqyrtoi 6 amendamente.  Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentet e parashtruara, ndërsa pas votimit, Komisioni nuk i miratoi të njëjtat.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe katër “të përmbajtur” konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të Plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim (me numër arkivor 07-3365/1).

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim, me numër arkivor 07-3068/1 (leximi i dytë), Komisioni shqyrtoi 4 amendamente.  Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentet e parashtruara, ndërsa pas votimit, Komisioni nuk i miratoi të njëjtat.
Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër “të përmbajtur” konkludoi se nuk janë të plotësuar kushtet për përgatitje e Propozimit të plotësuar dhe i propozoi Kuvendit  ta shqyrtoi dhe ta miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimi mbi fitim (numër arkivor 07 – 3068/1).

- Komisioni për Financim dhe Buxhet si trup punues amë në mbledhjen e mbajtur me 13 shtator të vitit 2011 dhe Komisioni Juridiko Ligjvënës në mbledhjen e mbajtur me 13 shtator të vitit 2011, i shqyrtoi amendamentet të parashtruara të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë.

Në Propozimin e plotësuar të ligjit për ndryshimin de plotësimin e ligjit për letra me vlerë është inkorporuar amendamenti i nenit 3, i parashtruar nga deputetët Bllagorodna Duliq dhe Liljana Kuzmanovska, me numër arkivor 07-3086.2. Katër Amendamente nuk ishin të miratuara.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (leximi i dytë),Komisioni e shqyrtoi një Amendament.
 Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar, ndërsa Komisioni nuk e miratoi të njëjtin.

Komisioni me shtate vota "për" dhe katër “të përmbajtura” konkludoi se nuk janë të plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozoi Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim (Leximi i dytë), Komisioni  i shqyrtoi 4 amendamente. Përfaqësuesi i Qeverise nuk u pajtua me Amendamentet e parashtruar, ndërsa pas votimit, Komisioni nuk e miratoi të njëjtat.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër “të përmbajtur” konkludoi se nuk janë të plotësuar kushtet për përgatitje e Propozimit të plotësuar dhe i propozoi Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimi personal mbi të ardhurat.

 Në lidhje me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për revizion (leximi i dytë), Komisioni shqyrtoi dy Amendamente. Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentet e parashtruara, ndërsa pas votimit, Komisioni nuk i miratoi të njëjtat. 

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "kundër" konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta  shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për plotësimin e Ligjit për revizion.

- Sa i përket Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve të transferit të shpejtë të parave (leximi i dytë), Komisioni shqyrtoi tre Amendamente. Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentet e parashtruara, ndërsa pas votimit, Komisioni nuk i miratoi të njëjtat.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "kundër" konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve të transferit të shpejtë të parave.

-  Arsyetimin hyrës për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, të parashtruar nga deputetët: Dragan Cuklev, Pavle Trajanov, Talat Xhaferi, Harallampie Shokarovski, Liljana Kuzmanovska, Mihaillo Xhollonga dhe Xhevat Ademi (në lexim të parë), e dha deputeti Dragan Cuklev. 

Ai theksoi se me Ligjin rregullohen llojet dhe mënyra e organizimit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese. Me nenin 4 të Ligjit është përcaktuar se lojërat e fatit mund të jenë të përgjithshme, të veçanta dhe interne. Si lojëra të veçanta të fatit janë lojërat në kazino, bastore dhe në automat klubet.  

Përfaqësuesi i propozuesve theksoi se qëllimi i ndryshimeve të këtij ligji është të rritet aktiviteti ekonomik i subjekteve, dhe njëkohësisht edhe të rritet numri i të punësuarve.          

Në debat morën pjesë deputetët Jani Makraduli, Dragan Cuklev, Izet Zeqiri, Marjanço Nikollov dhe Rexhail Ismaili.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "kundër" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë. 

Click