Aktivitetet



E mërkurë, 5 tetor 2011

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në mbledhjen e katërt të mbajtur më 4 tetor 2011, e shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obliguese dhe reale-juridike në komunikacionin ajror - leximi II;

2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për marrëveshje për transport në komunikacionin hekurudhor - leximi II.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z. Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji z. Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se për këto Propozim-ligje në pajtim me afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk u parashtruan amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Në fund, Komisioni konkludoi se Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obliguese dhe reale-juridike në komunikacionin ajror dhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për marrëveshje për transport në komunikacionin hekurudhor të përcillen në procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.    

Click