Aktivitetet



E premte, 11 nëntor 2011

MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKE SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtë që u mbajt më 10 nëntor 2011 e shqyrtoi:

  • Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012. 

Kryetarja e Komisionit, znj.Cvetanka Ivanova, e hapi diskutimin për pikën e rendit të ditës, me ç'rast ia dha fjalën zëvendësministrit të Financave, z. Nedim Ramizi dhe zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale, z. Ibrahim Ibrahimi, të cilët dhanë arsyetim për këtë pikë dhe në mënyrë të hollësishme i sqaruan aktivitetet e parapara me Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 në pjesën e cila ka të bëjë me punën dhe politikën sociale.

Ne diskutimin lidhur me pikën e rendit të ditës morën pjesë deputetët: z.Samka Ibrahimovski, znj.Radmilla Shekerinska, znj. Cvetanka Ivanova, znj.Beti Kuzmanovska, znj.Sonja Mirakovska dhe z.Nexhati Jakupi, z.

Në fund, Komisioni me tetë vota "për" dhe një "kundër", i miratoi konkluzionet në vijim:

  • Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale e shqyrtoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 në pjesën e punës dhe politikës sociale dhe e përcolli në procedurë të mëtejmë në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë; 
  • Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale raportin nga mbledhja ta dorëzojë te Komisioni për Financim dhe Buxhet, si trup punues amë.

 

Click