Aktivitetet



E premte, 14 tetor 2011

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Nëntë të djeshme, si trup i interesuar pune e shqyrtoj:

  • Propozim-ligjin për shfuqizim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011, me procedurë të shkurtuar.

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, z. Dime Spasov. Ky theksoi se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, paraqet një operacion të madh, i cili përafërsisht zbatohet në çdo dhjetë vjet.

Për këtë qëllim, më 6.12.2010, u miratua Ligji për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, i cili parashihte që regjistrimi të fillojë më 1.4.2011 dhe të zgjasë deri më 15.4.2011. Megjithatë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nevojës nga plotësimi i disa kushteve teknike për zbatim të regjistrimit, ky me Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomisë familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, u parapa që regjistrimi të mbahet prej 1.10.2011 dhe të zgjasë deri më 15.10.1011.

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për regjistrim, ky filloi më 1.10.2011, nga shkaku se paraprakisht u siguruan resurset e nevojshme teknike, financiare dhe resurset tjera. Krahas masave të ndërmarra për zbatim të suksesshëm të këtij, gjatë kohës së zbatimit të tij, u konstatua zbatimi i parregullt i dispozitave të caktuara të Ligjit dhe zbatim i pabarabartë i metodologjisë së përcaktuar nga Enti Shtetëror për Statistikë, që u harmonizua me Eurostatin. Duke pasur parasysh se gjatë kohës së zbatimit të regjistrimit u paraqitën jokonsekuenca dhe parregullsi dhe duke i marrë parasysh afatet e përcaktuara ligjore për zbatimin e tij, si dhe faktin se qëllimi i ligjit është të sigurojë zbatim cilësor të regjistrimit, tërë kjo e solli në pyetje besueshmërinë e të dhënave që i referohen popullsisë. Që të mos lejohet keqpërdorimi i numrave të regjistrimit, propozohet miratimi i këtij ligji.

Në diskutim morën pjesë deputetët: z. Mile Andonov, z-nj. Liljana Kuzmanovska, z-nj. Vlladanka Aviroviq, z. Boris Stojmenov, z. Marjanço Nikollov dhe z. Nexhati Jakupi.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "kundër" e përcjelli Propozim-ligjin për shfuqizim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011 në procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.     

Click