Aktivitetet



E premte, 2 dhjetor 2011

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR LIDHJE, TRANSPORT DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e njëmbëdhjetë, të mbajtur me 30 nëntor 2011, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive; 
  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për banim.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, morën pjesë: Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, i cili në arsyetimin e Propozim-ligjeve theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Ne diskutimin lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike morën pjesë deputetët: z. Bllagoja Stojanovski, znj. Biljana Kazanxhiska, znj. Lençe Nikollovska dhe z. Emilijan Stankoviq.

Në diskutimin lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive morën pjesë deputetët: z. Pançe Orcev, znj. Biljana Kazanxhiska, znj. Divna Jovkovska - Eftimoska, z. Bllagoja Stojanovski, z. Safet Bishevac, z. Oliver Spasovski, znj. Vesna Bendevska, znj. Lençe Nikollovska, z.  Samka Ibraimovski dhe znj. Tanja Tomiq.

Në fund, Komisioni me 6 vota "për" dhe 5 vota "kundër" për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike - lexim I, dhe 6 vota "për" dhe 3 vota "kundër" për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive - leximi I, vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë. 

Gjithashtu, Komisioni e shqyrtoi dhe njëzëri vlerësoi se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për banim - leximi I është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 

 

Click