Aktivitetet



E premte, 2 shtator 2011

MBLEDHJA E PARË E KËSHILLIT BUXHETOR

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e parë, të mbajtur më 31 gusht 2011, i shqyrtoi pikat në vijim:

  1. Përcaktimin e numrit të bashkëpunëtorëve të jashtëm për grupet e deputetëve, në përputhshmëri me nenin 9 paragrafi (3) të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 104/2009");  
  2. Autorizimin e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për formimin e grupit punues nga Shërbimi i Kuvendit, që do të përgatit Propozim-planin strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, në përputhshmëri me nenin 27 paragrafi (1) alineja 1 dhe 2 të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Në lidhje me pikën e parë, me 4 vota “për”, u miratua Konkluzioni vijues: 

1. Në përputhshmëri me nenin 9 paragrafi (3) të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Këshilli Buxhetor caktoi që bashkëpunëtorët e jashtëm të jenë të ndarë sipas grupeve të deputetëve edhe atë:

  1. Grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni—numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 11;
  2. Grupi i deputetëve i LSDM-së – numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 6;
  3. Grupi i deputetëve i BDI-së – numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 3;
  4. Grupi  i deputetëve i PDSH-së - numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm - 1;
  5. Grupi i deputetëve i PRSD-së dhe PL-së – numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 1;
  6. Grupi i deputetëve i  PAE-së  dhe SL-së -numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 1.

Ky konkluzion të dorëzohet për Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqësin e Sektorit për çështje financiare.

- Sa i përket pikës së dytë, në bazë të debatit, Këshilli Buxhetor njëzëri e miratoi Konkluzionin vijues:

  1. Këshilli Buxhetor e autorizon sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të formojë grup punues nga Shërbimi i Kuvendit, i cili do të përgatit Propozim-planin strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe të njëjtin do ta dorëzojë në shqyrtim dhe përcaktim për Këshillin Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
  2. Ky konkluzion të dorëzohet për Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe për sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
     
     
Click