Aktivitetet



E premte, 19 gusht 2011

MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më Mbledhjen e parë të mbajtur më 18 gusht 2011, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për gjueti (leximi parë); 
  2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për të drejta seleksionuese (leximi parë); 
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për material riprodhues nga lloje të drurëve pyjorë (leximi i parë); 
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi parë); 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për plehra  (leximi parë); 
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore (leximi parë); 
  7. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkësi ujore (leximi parë); 
  8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve (leximi parë); 
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare (leximi parë); 
  10. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për preparate veterinare-mjekësore (leximi parë).

Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë Z.  Ljupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ministri Ljupço Dimovski, e theksoi nevojën e miratimit të ligjeve, qëllimet që duhet të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për gjueti pa diskutim me shumicë votash e miratoi Konkluzionin vijues:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për gjueti (leximi parë); nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilët duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për të drejta seleksionuese në diskutim morën pjesë deputetët:  Z.  Pançe Orcev, Z.    Mallisha Stankoviq, Z. Goran Sugareski, Z. Sllave Goshev dhe Z.  Borçe Stavrov. 

Në fund Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, me 6 vota “për” dhe 5 vota “kundër” e miratoi Konkluzionin vijues:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për të drejta seleksionuese (leximi parë); nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilët duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Në lidhje me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për material riprodhues nga lloje të drurëve pyjorë (leximi i parë); Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi parë); Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për plehra  (leximi parë); Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore (leximi parë); Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare (leximi parë); Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për preparate veterinare-mjekësore (leximi parë) Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, pa diskutim me 6 vota “për” dhe 4 vota “kundër” e miratoi Konkluzionin vijues:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjet  nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilët duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Në Komisionin për Bujqësi, pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në diskutim morën pjesë deputetët:  Z. Borçe Stavrov lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkësitë e ujërave dhe Z. Pançe Orcev lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve.

Në fund të debatit Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, me 6 vota “për” dhe 4 vota “kundër” e miratoi Konkluzionin vijues:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjet nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilët duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.
Click