Aktivitetet



E hënë, 18 korrik 2011

MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e parë, të mbajtur më 15 korrik, si trup punues amë i shqyrtoi:

  • Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës të Republikës së Maqedonisë në vitin 2010; 
  • Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2010.

Në cilësinë e përfaqësuesit të propozuesit, në mbledhje mori pjesë kryetari i Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës, Z.  Çedomir Kraljevski, i cili dha arsyetim lidhur me Raportin për punën e Komisionit. 

U theksua se Raporti vjetor për vitin 2010 është përgatitur sipas terkut të Drejtorisë së përgjithshme për konkurrencë në Bruksel dhe i njëjti i përmban të gjitha aktivitetet e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës.  

Në fillim të raportit është dhënë korniza juridike, në bazë të së cilës punon Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës, që më pastaj të jenë të përpunuara tre kompetencat themelore që i ka Komisioni në zbatimin e Ligjit për mbrojtje të konkurrencës, edhe atë vlerësimi, detektimi dhe vlerësimi i marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve që ekzistojnë dhe ekonomizojnë në tregun e vendit, pastaj vlerësimi, detektimi, procedura dhe sanksionet për sjellje eventualisht të ndaluar të ndërmarrjeve që kanë pozicion dominues në treg në raport me pengimin dhe prishjen e konkurrencës së tregut. Shtylla e tretë e kompetencave të Komisionit është vlerësimi i përqendrimit, përkatësisht bashkimit të firmave, bashkim i cili ka implikacione në tregun e Republikës së Maqedonisë.  

U tregua se Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës veprimin e tij e bënë me rregulla ose procedura të caktuara ligjore të përcaktuara procedurale.  Gjatë vitit 2010 në pjesën e detektimit dhe sanksionit të marrëveshjeve të ndaluara, përkatësisht kartelave, Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës ka punuar katër raste dhe ka miratuar vendime adekuate. 

Nga shtylla e dytë e kompetencave, përkatësisht vërtetimi i ekzistimit të keqpërdorimit të pozitës dominuese të firmave të caktuara  që kanë pozicion të këtillë, Komisioni miratoi një vendim për keqpërdorim të pozitës dominuese. 

Gjatë vitit të kaluar, Komisioni ka bërë vlerësim të përqendrimeve të paraqitura në njëzetedy raste, me ç’rast miratoi njëzetenjë aktvendime.  

Krahas kompetencave themelore ligjore, Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës ka edhe kompetenca të tjera.  Njëra prej kompetencave kryesore është vlerësimi i ndihmës shtetërore, me ç’rast Komisioni vlerëson nëse ndihma e dhënë shtetërore e subjekteve të caktuara është kompatibile dhe ka përgatitur analiza të tregjeve të caktuara. 

Në debat morën pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, Z.  Ljubisav Ivanov-Xingo, anëtarët Z.  Marjanço Nikollov, Z.   Mile Andonov, Z.  Stojko Paunovski, zëvendësanëtari Z.  Izet Zeqiri dhe kryetari i Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës, Z.  Çedomir Kraljevski.

Komisioni për Çështje Ekonomike, me 6 vota “për” dhe 5 “të përmbajtur”, konkludoi që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Konkluzionin vijues:

  • Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës të Republikës së Maqedonisë në vitin 2010 dhe e dorëzoi deri te  Kuvendi i Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë në seancën e tij. 

Ky konkluzion së bashku me Raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike të dorëzohet deri te Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës i Republikës së Maqedonisë dhe deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Në cilësinë e përfaqësuesit të propozuesit në mbledhje mori pjesë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Z.  Dimitar Petrov, i cili e arsyetoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2010, duke  paraqitur informata të detajuara për zbatimin e Ligjit për energjetikë, si dhe informata për punën materialo-financiare të Komisionit.

U theksua se në Raport janë të dhëna aktivitetet e Komisionit të realizuara në vitin 2010 në nivel vendor dhe ndërkombëtar.  Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë theksoi se i njëjti paraqet trup të pavarur në punën e tij dhe në miratimin e vendimeve. 

Komisioni kujdeset për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të shfrytëzuesve të energjisë.  Gjithashtu, Komisioni miraton dispozita për formimin e çmimeve të llojeve të caktuara të energjisë, shërbime në lidhje me kryerjen e veprimtarive të rregulluara energjetike, vendime për çmime të llojeve të caktuara të energjisë dhe llojeve të ndryshme të energjensave, në përputhshmëri me dispozitat në lidhje me formimin e çmimeve të llojeve të caktuara të energjisë dhe shërbimeve në lidhje me kryerjen e veprimtarive rregullatore energjetike, procedurat dhe rregullimin e zgjidhjeve të kontesteve që kanë ndodhur ndërmjet kryerësve të veprimtarive energjetike, shfrytëzuesve të shërbimeve nga kryerësit e veprimtarive energjetike, si dhe  lartësinë e kompensimeve të shpenzimit për zgjidhjen e kontestit. 

Me miratimin e Rregullores në mënyrë të rëndësishme është lehtësuar puna në pjesën e kyçjeve.  Në fjalimin e tij, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë u dha aksent derivateve të naftës dhe furnizimit me gaz natyror dhe rregullimit të çmimit të tyre. 

Në debat morën pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, Z.  Ljubisav Ivanov-Xingo, anëtarët Z.  Nikolla Acevski dhe Z.  Marjanço Nikollov, deputeti Z.  Jani Makraduli dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Z.  Dimitar Petrov.

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njëzëri konkludoi që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Konkluzionin vijues: 

  • Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2010 dhe e dorëzoi deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë në seancën e tij. 

Ky konkluzion së bashku me Raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike të dorëzohet deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë dhe deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Click