Aktivitetet



E hënë, 22 gusht 2011

MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 18 gusht 2011, e mbajti Mbledhjen e tij të parë, me Rendin e ditës në vijim:

  1. Propozim-ligj për të rinjtë (leximi parë); 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal (leximi parë); 
  3. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit plotësues të Marrëveshjes për ndryshimin dhe pranimin e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë (leximi parë); 
  4. Propozim-rregullore për punën e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 
  5. Fjalim i zëvendëskryetares së Qeverisë për çështje evropiane, dr. Teuta Arifi, për aktivitetet lidhur me rrjedhën e procesit eurointegrues në Republikën e Maqedonisë.

- Lidhur me Propozim-ligjin për të rinjtë, në mbledhje në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Znj. Biljana Brishkovska-Boshkovski, zëvendësministre e Drejtësisë, e cila dha arsyetim për nevojën e miratimit të Ligjit, nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debat morën pjesë deputetët:  Pavlle Trajanov, Ivon Veliçkovski, Marinella Tusheva, Vlladanka Aviroviq, Ziadin Sela dhe Cvetanka Ivanova.    

Komisioni me 6 vota “për” dhe 2 “kundër”, konkludoi se Propozim-ligji për të rinjtë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm, nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së, me vërejtje që të gjitha propozimet e shprehura dhe vërejtjet për tekstin e Propozim-ligjit të merren parasysh gjatë përgatitjes së ligjit në leximin e dytë të Propozim-ligjit për të rinjtë.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, Znj. Biljana Brishkovska, gjithashtu dha arsyetim për nevojën e miratimit të Ligjit, nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debat morën pjesë deputetët:  Izet Zeqiri, Vlladanka Aviroviq dhe Cvetanka Ivanova.

Komisioni me 9 vota “për” konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm, nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit plotësues të Marrëveshjes për ndryshimin dhe pranimin e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë, në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit.

Komisioni me 8 vota “për” konkludoi që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë këtë Propozim-ligj. 

Click