Aktivitetet



E hënë, 18 korrik 2011

MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e parë, të mbajtur më 14 korrik, si trup punues amë i shqyrtoi:

Raportin për punën e Komisionit për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2010; 
Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizimet Publike për vitin 2010.

- Arsyetim hyrës për Raportin lidhur me punën e Komisionit për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2010, dha kryetarja e Komisionit, Znj. Marina Naqeva-Kavrakova. 

Ajo theksoi se suksesi më i madh në punën e Komisionit në vitin 2010 është anëtarësimi i tij në listën A të Memorandumit multilateral për mirëkuptim të Organizatës Ndërkombëtare të Komisioneve për Letra me Vlerë – IOSCO. 

Me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për letra me vlerë dhe futjen e dispozitës me të cilën Komisioni në procedurën e kontrollit dhe mbikëqyrjes ka të drejtë ligjore për kontroll në llogaritë bankare në lidhje me transmetimet tregtare të letrave me vlerë, u plotësua kushti për aderim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Komisioni për Letra me Vlerë, në vitin 2011 në punën e tij u fokusua në harmonizimin e rregullativës ligjore me rendin juridik të Bashkimit Evropian, supervizionin e tregut të kapitalit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. 

Në lidhje me harmonizimin e rregullativës ligjore me legjislacionin e Bashkimit Evropian, janë miratuar ndryshime dhe plotësime të Ligjit për letra me vlerë dhe Ligjit për fondet investuese, me çka rrumbullakohet procesi i harmonizimit.  Në këtë drejtim Komisioni ka miratuar 28 akte nënligjore edhe atë 11 rregullore që dalin nga Ligji për letra me vlerë dhe 17 rregullore nga Ligji për fondet investuese.

Në përputhshmëri me rregullativën ligjore, Komisioni për Letra me Vlerë është organ kundërvajtës  i autorizuar të mbajë procedurë kundërvajtëse dhe të shqiptojë sanksione kundërvajtëse. 

Në vitin 2010 me procedurë kundërvajtëse të zbatuar  përmes Komisionit për Vendosje për Kundërvajtjet, Komisioni ka miratuar 38 aktvendime, nga të cilët 16 janë të plotfuqishëm dhe ekzekutues, ndërsa për 11 aktvendime është ngritur kontest administrativ.  Aktvendimet e miratuara kanë të bëjnë me personat juridik- shoqëritë aksionare me detyrime të veçanta për njoftim për shkak të mosrespektimit të dispozitave të Ligjit për letra me vlerë që kanë të bëjnë me dorëzimin dhe publikimin e informacioneve dhe të dhënave nga puna e tyre afariste.

Në lidhje me supervizionin e tregut të letrave me vlerë, Komisioni në mënyrë aktive e kryen funksionin e tij kontrollues, me qëllim mbrojtjen e investitorëve dhe kthimin e besimit në tregun e kapitalit.  Në vitin 2010 janë parashtruar gjithsej 41 kërkesa për mbrojtje të të drejtave aksionare dhe për të gjitha kërkesat është vepruar dhe vendosur. 

Në debat morën pjesë deputetët:  Marjanço Nikollov, Mile Andonov, Stojko Paunovski, Vlladanka Aviroviq, Borisllav Stojmenov dhe Liljana Kuzmanovska.

Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta miratojë Konkluzionin vijues:

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin për punën e Komisionit për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010. 

Ky konkluzion së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohet deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave dhe Komisioni për Letra me Vlerë.

- Në lidhje me Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2010, arsyetim hyrës dha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike, Znj. Maja Mallahova.

Ajo theksoi se viti 2009 për Komisionin paraqet vitin e parë dhe referues dhe për këtë Raporti për punën e Komisionit për vitin 2009 nuk përmban të dhëna komparative.  Për dallim prej tij, Raporti për punën e Komisionit për vitin 2010 është më vëllimor dhe përmban më shumë të dhëna.  Raporti për punën e Komisionit për vitin 2011, gjithashtu, do të plotësohet me të dhëna të reja, nga shkaku që në fillim të vitit 2011, Komisioni Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike në punën e tij futi zgjidhje të re softuerike, me ndihmën e së cilës do të arrihet deri te disa të dhëna që nuk janë të përmbajtura në Raportin për vitin 2010. 

Këto të dhëna kanë të bëjnë me përcaktimin e saktë të procedurave kur kthehen në vendosje dhe kufizim të sërishëm të numrit të furnizimeve elektronike publike dhe numrit të aksioneve elektronike. 

Në vitin 2010 Komisioni Shtetëror e vazhdoi bashkëpunimin me SIGMA-n si shfrytëzues i saj i ndihmës teknike, bashkëpunim ky që kontribuoi shumë për punën e suksesshme të Komisionit. 

Në pjesën e aktiviteteve kundër korrupsionit, në tërësi janë zbatuar aktivitetet e planifikuara për vitin 2010, e të cilët kanë të bëjnë me veprimin e shpejtë dhe efikas për ankesa me shkurtim të afateve, si dhe publikimin e përditshëm të ankesave që arrijnë në Komisionin Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike dhe publikimin e aktvendimeve të miratuara në Ueb-faqen e Komisionit. 

Kryetarja e Komisionit shtetëror theksoi se Komisioni disponon me numër të mjaftueshëm të kuadrit të nevojshëm për realizimin e aktiviteteve të tij.  Buxheti i Komisionit për vitin 2010 arrin shumën 11.947.000 denarë, që është i pamjaftueshëm dhe nuk mundëson ekipim kadrovik dhe edukim të nevojshëm të anëtarëve dhe shërbimeve profesionale në Komision. 

Gjatë vitit 2010, për Komisionin Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike kanë arritur 868 lëndë, prej të cilave 48 janë bartur nga viti 2009.  Prej tyre, 820 lëndë janë zgjidhur në vitin 2010, ndërsa 48 lëndë janë bartur për vitin 2011 për shkak të dokumentacionit të pakompletuar. 

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike, gjithashtu, informoi se përveç ankesave, Komisioni vendos edhe për kërkesat për vazhdimin e procedurës.  Ajo theksoi se gjatë vitit 2010 për Komisionin Shtetëror janë dorëzuar 17 kërkesa për vazhdim të procedurës prej të cilave nuk është aprovuar asnjëra. 

Komisioni vendos edhe për kërkesat për anulim të procedurës.  Në vitin 2010 për Komisionin Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike janë dorëzuar nëntë kërkesa të këtilla, prej të cilave shtatë janë aprovuar, ndërsa dy janë refuzuar. 

Në debat morën pjesë deputetët:  Marjanço Nikollov, Mile Andonov, Liljana Kuzmanovska , Dragan Cuklev, Vlladanka Aviroviq dhe  Stojko Paunovski.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri e miratoi këtë Konkluzion:

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2010. 

Click