Aktivitetet



E hënë, 18 korrik 2011

MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e parë, të mbajtur më 15 korrik 2011, e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit me procedurë të shkurtuar.

Deputeti Z. Goran Sugareski propozoi që Komisioni për Shëndetësi si trup punues të paraqes amendamente për shlyerjen e nenit 1 dhe nenit 2 të Propozimit të këtij ligji.

Këto propozime për shlyerjen e neneve 1 dhe 2, me 4 vota "për" dhe 6 "kundër", Komisioni nuk i miratoi.

Në debatin për shlyerjen e nenit 1 të Propozim-ligjit morën pjesë deputetët: Znj. Biljana Kazanxhiska, Znj. Tanja Tomiq, Znj. Stanka Anastasova, Z. Mmile Paçemski, Z. Andej Petrov, Z. Mende Dimevski, Znj. Vesna Pemova, Z. Goran Sugareski dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Z. Vlladimir Popovski.

Në debatin për shlyerjen e nenit 2 të Propozim-ligjit mori pjesë deputetja Znj. Biljana Kazanxhiska dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Z. Vlladimir Popovski.

Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

Click