Aktivitetet



E hënë, 3 tetor 2011

MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e mbajti Mbledhjen e Parë, me të cilën kryesoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.

Kryetari Veljanoski, duke u uruar zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit, njoftoi se ai e konvokoi dhe do të kryesojë me Mbledhjen e Parë Konstitutive të Komitetit, deri në zgjedhje të kryetarit të Komitetit. Njëherit, ai e theksoi rolin e rëndësishëm të Komitetit në zhvillimin dhe përparimin e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive në Republikën e Maqedonisë

Në propozim të kryesuesit, në mbledhje u miratua ky Rend Dite:

  • Zgjedhje e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Anëtari i Komitetit, z. Talat Xhaferi, për kryetare të Komitetit e propozoi z-nja Ermira Mehmeti, deputete dhe anëtare e Komitetit.

Për zëvendëskryetare të Komitetit, anëtari i Komitetit z. Oliver Spasovski, e propozoj z-nja Marinella Tusheva, deputete dhe anëtare e Komitetit.

Pas votimit, kryesuesi konstatoi se për kryetare të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive zgjidhet anëtarja e Komitetit z-nja Ermira Mehmeti, kurse zëvendëskryetare e Komitetit zgjidhet anëtarja e Komitetit z-nja Marinella Tusheva.
 

Click