Aktivitetet



E premte, 4 nëntor 2011

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pestë, të mbajtur më 2 dhe 3 nëntor 2011 shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për të rinjtë (leximi i dytë); 
  2. Vendim statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup (faza I); 
  3. Vendim statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup (faza I); 
  4. Vendim statutar për ndryshimin e Statutit të Universitetit "Goce Delçev" - Shtip (faza I).

Në mbledhjen, Komisioni nuk dha vërejtje për të tre Vendimet statutare dhe e pranoi Mendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Vendimet.

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i propozoi Komisionit Juridiko-Ligjvënës që t'i inkorporojë vërejtjet nga Mendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe t'i dorëzojë te Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup dhe te Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip.

Materiali i Propozim-ligjit për të rinj (leximi i dytë) u tërhoq.

 


 

Click