Aktivitetet



E premte, 11 nëntor 2011

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të pestë, si trup i interesuar punues e shqyrtoi Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonominë e ujërave (leximi i parë) si trup punues amë.

Në mbledhjen për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, morën pjesë: z.  Ljupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; z.  Draganço Stojqev, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; z. Toshe Panovski dhe znj.Elena Dimovska, përfaqësues të Ministrisë së Financave.

Zonja Elena Trpkovska e arsyetoi Propozim-buxhetin për vitin 2012 dhe theksoi se në lidhje me sektorin e bujqësisë buxheti i përgjithshëm është dimensionuar në 9.9 miliardë denarë, që paraqet rritje për 13.8% në krahasim me vitin 2011. 

Rritja është shkaktuar si rezultat i investimeve të zmadhuara në pjesën e ekonomisë së ujërave, përkrahjes së bujqve individualë nëpërmjet subvencioneve dhe mbrojtjes së kafshëve nëpërmjet Agjencisë për veterinari. 

Përfaqësuesi i veçoi hidrosistemet e filluara të cilat do të vazhdojnë të financohen:  Zletovicë, Lisiçe dhe Lugina e rrjedhës jugore të Vardarit dhe se është projektuar ndërtim i hidrosistemeve në sferën e Rajonit të Pollogut, Lumit Konjsko dhe Markova Rekës.           

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë se Ujerave; z. Ljupço Dimovski, në fjalimin e tij veçanërisht u fokusua në pjesën 14001 dhe theksoi se në Propozim-buxhetin, krahas zërave klasikë, janë paraparë mjete për përpunimin e standardit ISO 9000 dhe për ISAK-sistem i vetëm për përpunimin e të dhënave dhe për identifikimin e parcelave të tokës në drejtim të kontrollit më të madh të shfrytëzimit të subvencioneve. 

Ministri Dimovski potencoi se këtë vit eksporti i prodhimeve bujqësore është zmadhuar në pothuajse 500 milion euro. 

Ai u pajtua se duhet të zmadhohen subvencionet në disa kultura, veçanërisht në orizin dhe lulediellin dhe se kjo tashmë është trend nga viti i kaluar. 

Në diskutimin për Propozim-buxhetin morën pjesë deputetët: znj.Lençe Nikollovska, z.Pançe Orcev, z.Borqe Stavrov, z.Save Maraçkov dhe z.Izet Zeqiri.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni nuk propozoi as që miratoi amendamente dhe Propozim-buxhetin e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonominë e ujërave, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z.Ljupço Dimovski, theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj. 

Në debatin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: znj.Lençe Nikollovska, z.  Borçe Stavrov, z.Rexhail Ismaili dhe z.Pançe Orcev.  

Në fund, Komisioni me tete vota "për" dhe një "kundër", i miratoi konkluzionet ne vijim:

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave (leximi i parë) nga pikëpamja e nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.  

Click